E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gripi “këmbëkryq“ në Fier

16/02/2005  Në spital, 50 të shtruar nga virozat

FIER - Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve shtojnë rastet e të sëmurëve nga viruesi gripal edhe në Fier, ku më të prekurit janë fëmijët. Në spitalin pediatrik në Fier paraqiten çdo ditë mbi 40 vizita mjekësore, ndërsa shton në 50 numrin e të shtruarve në

spital. Pavarësisht rasteve të paraqitura deri tani, personeli mjekësor në këtë spital ka nën kontroll situatën. Pavarësisht të paraqiturve për ndihmë mjekësore, numri i të sëmurëve nga virozat e kësja stine mendohet që të jetë disa herë më i madh, duke marrë

parasysh shtrirjen dhe funksionimin e institucioneve ambulatore në të gjithë qytetin e Fierit.

Mjeku pediatër Dhimitër Miço shprehet për paraqitjen e rasteve të rënda të fëmijëve në zonat rurale, të cilat lihen pas dore nga vet prindërit.

”Gatishmëria e mjekëve dhe e personelit të mesëm mjekësor ka bërë që mjekimi të jetë tepër efikas. Në zonat rurale dhe në Ballsh kemi raste të rënda të fëmijëve, të cilët nuk kanë kujdesin e duhur të prindërve”, shprehet Miço.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›