Izolohen nga bora e re, 14 fshatra dhe 3800 banorë

16/02/2005 Rikthehen problemet e disa ditëve më parë
SKRAPAR - Reshjet e mëdha të borës, të rëna me mjaftë intensitet 24 orët e fundit, kanë përkeqësuar situatën në shumë fshatra, duke izoluar shumë banorë në rrethin e Skraparit, ndërsa këta të fundit ishin të papërgatitur dhe mendonin se situata po shkonte drejt normalizimit. Qafa e Osojës, por dhe shumë rrugë lidhëse në fshatrat e kësaj komune, janë bllokuar.
Kryetari i komunës së Potomit, Agron Gozhaj, bën të ditur se, “situata sërish po vështirësohet dhe ndoshta do të bëhet edhe më e rëndë, pasi banorët ishin të papërgatitur për këtë”.
Sipas të dhënave, mësohet se rreth 3800 banorë të 14 fshtarave kanë ngelur krejtësisht të izoluar nga qendra e komunës, ndërsa ka nisur të ndihet mungesa e energjisë elektrike. Si pasojë e reshjeve të borës, dhjetëra shtylla elektrike kanë rënë, duke lënë banorët në errësirë të plotë.
Përballë gjendjes së krijuar, Gozhaj shprehet se “do të duhet sërish ndërhyrja urgjente e mjeteve për hapjen e rrugëve, sepse në të kundërtën banorët do të gjenden të izoluar”.
Ndërkohë, burime nga pushteti vendor, bëjnë të ditur se do të rivihen në dispozicion mjetet, por kjo gjë nuk do të jetë e lehtë, sepse do të duhen të tjera fonde për një gjë të tillë. Sipas këtyre burimeve, mësohet se rreth 5 milionë lekë do të duhen për të rihapur rrugët, ndërsa puna bëhet edhe më e vështirë me reshjet e borës që vazhdojnë të bien ende.