Zonja e shtëpisë, tri minuta me vrasësit në derë të shtëpisë

16/02/2005 Dëshmi të fqinjëve. Vizitorët e krimit dukeshin të njohur të Xhakajve.
Personat e armatosur, që qëlluan me armë pjesëtarët e familjes Xhaka, janë miq të tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës shprehen se pak minuta para se plumbat të derdheshin në trupat e viktimave, Shpresa Xhaka bisedoi për afro 3 minuta, te porta e shtëpisë, me njërin nga vrasësit. Ka qenë ekzekutim dhe është kryer me armë me silenciator. Për ngjarjen ka dëshmuar dhe fqinja që dëgjoi klithmat e viktimave. Kupa me karamele dhe dyshimet mbi identitetin e vrasësve. Shoqërohen në polici mbi 10 persona. Të gjithë viktimat, vdekur dhe plagosur, kanë plumba në kokë. Vrasësit kanë dashur të jenë të sigurtë për punën e tyre.
Dëshmia
Njëri nga fqinjët e familjes Xhaka, në lagjen "Guerile", në Shkodër, ka dëshmuar për policinë fakte domethënëse lidhur me ngjarjen. Burimet nga Drejtoria e Qarkut thonë se komshiu ka qenë dëshmitar okular i mbërritjes së mysafirëve kriminelë te porta e shtëpisë së krimit. "Ora duhet të ishte rreth 18:20, kur unë pashë te porta e shtëpisë së Brahim Xhakës një mashkull që trokiti. Duke qenë se i zoti i shtëpisë është larguar në emigracion dhe e shoqja banon vetëm me djalin e vogël, ne komshinjtë mundohemi ta mbrojmë nga të papriturat. Porta e jashtme u hap dhe aty doli Shpresa. Ajo i dha dorën të panjohurit dhe nisi të bisedonte me të", rrëfen fqinji. Ai thotë se kishte mbajtur vesh se mos 38-vjeçarja po grindej me mysafirin, por kishte rezultuar e kundërta. Sipas dëshmitarit, gruaja dukej e qetë dhe fliste me zë të ulët. Duke parë se i huaji nuk përbënte ndonjë rrezik për të dhe të birin, Fatlindin, komshiu kishte hyrë brenda në shtëpinë e tij. Por, pak minuta më pas, kishte dëgjuar klithmën e një gruaje që vinte nga aty pranë. Menjëherë ai kishte parandjerë se diçka e keqe kishte ngjarë te familja e Brahim Xhakës.
Motivet
Pa e bërë të gjatë, fqinji kishte nxituar andej nga vinte zëri. Dhe nuk ishte gabuar. Që në portën e jashtme, dilte në pah ajo që kishte ndodhur. Një kasaphanë e vërtetë. Në një kënd prehej i shtrirë Fatlindi, nxënës në klasën e pestë dhe më tutje Sabrie Qosja e Shpresa Xhaka të plagosur rëndë. Ngado kishte gjak dhe përtokë disa gëzhoja pistolete. Për fat të keq, vrasësit kishin arritur të largoheshin pa rënë në prangat e bluve. Sipas të njëjtave burime, ndërsa banorët aty pranë kishin shkuar në ndihmë të të lënduarve, ishte lajmëruar policia. Grupi hetimor kreu veprimet në vendin e ngjarjes dhe mori në pyetje fqinjët e familjes Xhaka. Mësohet se disa kalimtarë të rastësishëm kishin parë siluetat e dy njerëzve që largoheshin me vrap nga lagjja. Por, duke qenë se ata nuk ia kishin idenë e masakrës së shtëpinë e Brahim Xhakës, nuk i kishin kushtuar aspak rëndësi të dyshimtëve. Grupi hetimor arriti të vërtetojë në pak kohë se ekzekutimi ishte kryer me një pistoletë me silenciator. Kjo përligjet me dhe faktin që asnjë nga banorët rreth e rrotull banesës së krimit nuk dëgjoi krisma arme. Nuk vihet aspak në dyshim se "vizita" e vrasësve ka patur veçse qëllime grabitjeje. Hajdutët kanë tentuar të përfitojnë nga rasti që Shpresa jetonte vetëm me të birin miturak dhe kanë dashur t’i marrin paratë apo sendet me vlerë, që mund t’ia kishte sjellë i shoqi, emigrant në Evropë. Kjo është njëra nga pistat e deritanishme të hetimit. Por, duke u përballur me faktin që e zonja e shtëpisë i njohu, ata vendosën të ekzekutojnë të gjitha dëshmitarët okularë. Kriminelët nuk kursyen as Fatlindin 11-vjeçar, vetëm sepse ai i njhte mirë. Janë përjashtuar sakaq mundësitë e vrasjes për motive hakmarrjeje apo ndonjë inat personal. Verifikimet e kryera konstatuan se Brahim Xhaka dhe familja e tij nuk kishin asnjë problem me ndokënd.
Hetimet
Fillimisht u dyshua se dy personat e armatosur kishin qenë mysafirë në shtëpinë e krimit. Sipas aludimeve, ata kishin qëndruar pak minuta me të zotët e shtëpisë dhe më pas kishin hapur zjarr në drejtim të tyre. Por, këto hamendje nuk gjetën baza reale. Këqyrja e vendit të ngjarjes zgjidhi shumë dilema të grupit hetimor. Të njëjtat burime saktësojnë se mbi tavolinën e dhomës së ndenjes, ku u ekzekutuan viktimat, u gjet një kupë me karamele. Nëse i përmbahemi versionit të parë, rezulton se ëmbëlsirat janë nxjerrë nga bufeja për të qerasur autorët. Porse, më pas, kur u verifikua se Sabrie Qosja ishte komshia e Xhakajve, nuk pati më vend për hamendje. "Qosja ka gjasa të ketë shkelur shtëpinë, ku vdiq rreth orës 18:15. E moshuara kishte marrëdhënie të mira me Shpresën dhe u shkonte shpesh për vizitë, pasi nënë e bir jetonin vetëm. Kupa me karamele ishte jashtë bufesë, pasi me to ishte gostitur Sabrie Qosja", shprehen blutë. Në momentin e ekzekutimit, 65-vjeçarja ka qenë duke parë një telenovelë në televizor. Viktima kishte ardhur në shtëpinë e Xhakëve për të parë telefilmin në shoqërinë e gruas së emigrantit.
Identifikimi dhe prova materiale
Shoqërohen në ambientet e komisaritit të Shkodrës 10 persona të dyshuar si autorët e ngjarjes së rëndë në shtëpinë e Brahim Xhakës. Burimet nga Drejtoria e Policisë së këtij qyteti bëjnë të ditur se të shoqëruarit janë marrë në pyetje për disa orë radhazi me qëllim nxjerrjen në dritë të detajeve të reja mbi ngjarjen. Por, ata janë lënë sërish të lirë, pasi oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë gjetur ndonjë element të rëndësishëm për t’i arrestuar. Grupi hetimor ka fiksuar me cilësinë e provës materiale gjurmë papilare gishtash e pëllëmbësh si dhe njolla gjaku. Njëkohësisht u bllokuan 4 gëzhoja me stampën e prodhimit dhe 2 predha. Provat e mësipërme mendohet që të ndihmojnë shumë grupin hetimor në identifikimin dhe skedimin e armës së krimit. Po verifikohet nëse pistoleta me silenciator përdorur në ngjarjen e së hënës mbrëma, rezulton të jetë shfrytëzuar dhe për ndonjë vrasje tjetër. Janë kryer sakaq verifikimet me gjurmët e gishtave të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, kompjuteri qendror ruan të regjistruara shenjat e personave të dënuar apo kontigjentëve. Është konstatuar se dy personat në fjalë nuk kanë precedent të mëparshëm penal. Kësisoj, puna e policisë është vështirësuar. E megjithatë, shpresat e hetuesve për të vënë në pranga autorët e kasaphanës janë të mëdha. Kjo, për vetë faktin që ata janë të njohur apo kushërinj të familjes Xhaka.Mbërrin nga Italia,kryefamiljari Xhaka
Gjatë paradites së ditës së djeshme ka mbërrirur në Shkodër i zoti i shtëpisë, Brahim Xhaka, i cili ndodhej emigrant në Itali. Menjëherë sapo ka marrë lajmin tragjik të plagosjes së gruas dhe djalit të tij 11-vjeçar, ai është nisur nga shteti ku punonte dhe ka mbërritur në spitalin e Shkodrës, ku gjenden të shtruar në sallën e reanimacionit e shoqja, Shpresa dhe djali Fatlindi. I emigruar për t’i siguruar një jetë edhe më të mirë familjes së tij, ai është munduar të mësojë arsyet e kësaj ngjarjeje, por nuk ka gjetur asnjë përgjigje konkrete. Përveç tronditjes së thellë për gjendjen e të afërmve të tij, ai ka pasur dhe dhimbjen e vrasjes në shtëpinë e tij të komshies Sabrie.
Precedentët
Sadet, si i vrau kushëriri Muça
Mesnata e 12 korrikut të vitit 2004, i solli tragjedinë familjes Sade. Dibranët e ardhur në lagjen "Besa" të kryeqytetit pak vjet më parë, ranë pre e një grabitjeje të armatosur. Dy persona të maskuar hynë natën në banesë me qëllim grabitjen. Familjarët u zgjuan nga gjumi dhe u rrekën t’i nxirrnin nga shtëpia. Vjedhësit e armatosur u bindën të dilnin, por në çastin e fundit, i zoti i pronës, Myrteza Sade, tentoi t’i hiqte kapuçin njërit prej tyre. Veprimi ishte fatal. Duke pandehur si i njohën, vjedhësit qëlluan me armë në drejtim të tyre. Si pasojë mbeti i vdekur në vend 23-vjeçari Genci Sade, si dhe u plagosën rëndë prindërit e tij. Dy ditë më pas policia arriti të identifikonte dhe vinte në pranga njërin prej autorëve. Florian Muça, u kap në Elbasan te xhaxhai, ku qe fshehur për t’i shpëtuar prangave. Ai ishte kushëri i afërm i familjes Sade. Enigma e vrasjes u zgjidh. Grabitësit qëlluan mbi Sadet, pasi ata e njihnin shumë mirë, falë lidhjes së ngushtë të gjakut mes tyre. Madje, Muçët kishin marrë pjesë në ceremoninë mortore të Gencit. Pas kapjes së Florianit, u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër, Arlind Hyseni. Ai nuk është vënë në pranga as sot e kësaj dite. Prindërit e Genci Sades kërkuan dënim me vdekje për ekzekutorin e të birit, duke iu drejtuar më një letër Presidentit të Republikës. F.B
Përcillet për në banesën
e fundit Sabrie Gjoçja
Në mëngjesin e djeshëm, shtëpia e Sabrie Gjoçjes ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet për të ndjerën, që ishte si nënë në atë lagje. Dhembja ka qenë e madhe, jo vetëm nga familjarët, por edhe të gjithë të njohurit e miqtë, të cilët dje i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Kjo jo vetëm për moshën që kishte, por edhe për mënyrën e të sjellurit e të komunikimit me njerëzit. Pas kryerjes së ceremonisë mortore në familje, dje trupi i 65-vjeçares së vrarë, dy net më parë, është përcjellë për në banesën e fundit.