E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen lokalet e bixhozit

 

ERSEKE - Policia e Ersekës godet lokalet me lojëra bixhozi të palicencuara. Operacioni i koduar “Bixhozi” pezulloi aktivitetin e katër njësive të tilla. Sipas policisë, në lokalin “Franko” , me pronar V. Malushi, nga Erseka, u zbulua se ilegalisht luhej loto. Atje u gjetën klientë të ndryshëm duke luajtur këtë lojë bixhozi dhe u morën provat për të vërtetuar akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara dhe vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Kontroll u krye edhe në lokalin e P. Dines. Në mjediset e tij u gjet një kompjuter së bashku me aksesorët, i cili përdorej për organizimin e lotarive. Edhe në lokalet e shtetasve N. Andoni dhe F. Meço organizoheshin lloto sportive te palicencuara. Policia nisi hetimin në gjendje të lirë për ta këta pronarët e këtyre njësive me akuzën “Organizim të lotarive të palejuara dhe vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.    j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›