E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen me makinë në përrua 13 veta

Një automjet është bllokuar dje në mes të një përroi në Rrethin e Gramshit, duke u rrezikuar jetën 13 personave që udhëtonin në të. Burime policore njoftuan dje në mbrëmje se rreth orës 20:30 u sinjalizuan për bllokimin e një automjeti tip "Land Rover" me 13 veta në bord, në përroin e Verçës, në Komunën Kukër të Rrethit të Gramshit. Menjëherë, drejt vendit të ngjarjes, në një territor të vështirë rreth 40 kilometra larg qytetit të Gramshit, u nisën dy furgonë policie, që ndihmuan personat e rrezikuar të dilnin nga uji.

b.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›