E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i qarkullimit: Faji i rrugëve pa standard

Shifrat zyrtare për periudhën 11-mujore janar-nëntor 2009 shënojnë 69 aksidente automobilistike në rrugët e Qarkut të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare, këtë vit humbën jetën 36 persona, ndërkohë që u plagosën rëndë 21 të tjerë. Kreu i qarkullimit rrugor të Elbasanit, Asllan Domi, thotë se shtimi i aksidenteve vjen për shkak të shtimit të numrit të mjeteve në akse rrugore që janë dykalimëshe e në shumë pjesë të tyre, me kthesa shumë të vështira e pjerrësi përtej normave teknike të lejuara, siç janë pjesët rrugore drejt Qafëthanës dhe Qafë Kërrabës. Domi ka shpjeguar se në këtë fundvit, janë përforcuar shërbimet e Policisë Rrugore në akset problematike, ku janë angazhuar shërbime policie dhe për turnet e treta.

e.dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›