E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat dhe borxhet, katër të plagosur për Krishtlindjet

Ka qenë një bilanc i rëndë dita e Krishtlindjeve në kryeqytet. Katër të rinj janë plagosur pas përplasjeve për femrash dhe borxhes. Pas ngjarjeve policia, arrestoi dy persona e shpalli në kërkim një të tretë si të dyshuar të këtyre krimeve në publik edhe pse banale. Ngjarja e parë ka ndodhur në Institutin Bujqësor në Kodër Kamëz, në banesën e familjes Kurti. Dy nga të arrestuarit Ermal Ceka dhe Shano Kamberi, mësohet se i kishin dhënë një sasi parash borxh dy vëllezërve Hasan e Pëllumb Kurti, por për një kohë të gjatë s‘mundnin t‘i merrnin. Pas paralajmërimeve të shumta, ata kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje për të marrë paratë, por pasi kanë hasur në rezistencë, kanë nisur grindjen e cila ka degjeneruar në përleshje. Si përfundim dy vëllezërit Kurti, kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda duke ju nënshtruar operacionit. Menjëherë pas ngjarjes policia e komisariatit nr.5, në Kamëz është vënë në lëvizje duke arrestuar dy të dyshuarit, të cilët tashmë akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë me sende të ftohta. Të plagosurit, sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po dje pranë shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", në Tiranë, dy persona u plagosën pasi u qëlluan me thika. Donald Mërtiri dhe Erald Hoxha, janë dërguar gjithashtu në Spitalin ushtarak, për shkak të plagëve të shumta të marra gjatë grindjes për motive banale. Sipas mjekëve, i pari kishte katër plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe i dyti dy plagë. Policia njoftoi se identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin, i cili është 20-vjeçarin me iniciale K.K. Dyshohet se sherri ka si motiv një femër, ndërsa të dëmtuarit, deri në orët e vona kanë qënë në gjendje të rëndë.

Re.Kro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›