Strasburg, "parlamentarët shqiptarë janë të ngrirë"
"Shqipërisë nuk i janë refuzuar kredencialet e saj në KE dhe përbërjen e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare, e vendos Kuvendi shqiptar dhe KE-ja". Kjo deklaratë është bërë nga kryesuesi i Komisionit të Rregulloreve në Këshillin e Evropës, John Greenway, gjatë një interviste të dhënë për BBC. Sipas tij, përbërja e delegacionit të Shqipërisë është caktuar nga Kuvendi shqiptar, ndaj katër deputetët kanë zënë vendet e tyre në KE. Sipas Greenway, ata kanë të drejtë vote dhe diskutimin në këshill, por nuk mund të votojnë kredencialet e tyre deri ditën e enjte, kur të lexohet raporti përfundimtar nga Komisioni i Mandateve.
BBC gjatë bisedës me kryesuesin e Komisionit të Rregullave, deputetin britanik, John Greenway, fillimisht i kërkoi të qartësonte çfarë do të thotë sfidimi i kredencialeve në këtë rast?
Ajo që duhet ta kuptoni është se çdo delegacion nacional në fillim të sesionit vjetor apo kur zhvillohen zgjedhje dhe prezantohet një delegacion i ri, kredencialet e tyre duhet të miratohen nga Asambleja. Në bazë të rregullave është e mundur që një individ të sfidojë ratifikimin e kredencialeve në bazë procedurale dhe si rezultat i kësaj që ndodhi me Shqipërinë - çështja pastaj i referohet komisionit të rregullave, të cilin e kryesoj unë dhe pastaj ne do të paraqesim një raport sa më parë që të jetë e mundur dhe sigurisht brenda kësaj jave, por është shumë me rëndësi të kuptohet se anëtarët e delegacionit shqiptar lejohen të flasin dhe të votojnë në Asamble sikurse të ishin ratifikuar kredencialet e tyre. Ata nuk janë penalizuar në asnjë mënyrë. E gjithë ajo që nuk do të jenë në gjendje të bëjnë është nuk do të mund të votojnë për ndonjë mocion që ka lidhje me kredencialet e tyre kur kjo të ndodhë eventualisht.
Me sa po e kuptoj unë, të drejtat e delegacionit shqiptar për të votuar nuk janë ‘ngrirë‘ siç është njoftuar nga disa media në Shqipëri?
Po, kjo është gabim. Ato nuk janë ngrirë në asnjë mënyrë. Kam biseduar me tre anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar që kanë qenë anëtarë më parë dhe ata janë të kënaqur plotësisht se është kështu dhe nesër komisioni im do të ulet dhe do të diskutojë me ta për qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje. E gjithë kjo ka të bëjë me tërheqjen e anëtarësisë së një anëtari të delegacionit dhe të zëvendësimit të tij për të cilën ai ka paraqitur kundërshtime dhe kjo është shkaku që ka nxitur një anëtar tjetër të asamblesë nga një vend tjetër që të thotë se do ta sfidojmë ratifikimin në mënyrë që kjo çështje të hetohet dhe kjo do të bëhet gjatë kësaj jave.
A keni pasur një situatë të tillë edhe më parë? Si e shihni ju këtë?
Unë e kuptoj se kjo ka ndodhur vetëm një herë tjetër më parë që kishte të bënte me delegacionin e Qipros. Por është shumë e jashtëzakonshme, sepse në sesionin e fundit të asamblesë u bë po ashtu një sfidim i ratifikimit ekzistues të kredencialeve të delegacionit rus për shkak të asaj që ndodhi në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Por kur kjo çështje u hodh në votim, një shumicë bindëse ishte në favor të vazhdimit të kredencialeve ruse, të vazhdimit të njohjes së tyre. Mendoj se kjo po shfrytëzohet në thelb si procedurë në mënyrë që Asambleja të shqyrtojë nëse dëshiron të shprehë apo jo qëndrim ndaj ndryshimit që është bërë brenda delegacionit shqiptar. Por është tejet e pazakonshme, sepse nuk i përket anëtarëve të kësaj asambleje të kenë ndonjë koment apo qëndrim mbi vendimet që merren në parlamentet nacionale se cilët anëtarë të atyre parlamenteve nacionalë përfaqësojnë ato vende këtu në Asamble.
Po thoni se është e pazakonshme që një anëtar i një vendi tjetër të sfidojë kredencialet e një delegacioni të ndonjë vendi tjetër?
Tejet e pazakonshme, por ka ndodhur në këtë rast. Sepse besoj që një numër kolegësh janë të shqetësuar për siç e shohin ata mënyrën e trajtimit të zotit Biberaj, të cilit i është tërhequr anëtarësia - ai thotë se ishte pa paralajmërim. Unë nuk e di. Unë nuk mund të shpreh qëndrim rreth asaj se a është e drejtë apo jo, kjo përveçse rregullat tona parashohin që komisioni im tani të shqyrtojë këtë çështje me urgjencë. Do ta bëjmë këtë javë dhe me sugjerimin tim do të zhvillohet një debat për këtë çështje në Asamble të enjten në mëngjes në ora dhjetë.
D.m.th, komisioni juaj tani heton këtë çështje, përgatit një raport dhe pastaj e paraqet para Asamblesë përsëri?
Po, ashtu është. Pastaj asambleja do marrë vendim se çfarë do të ndodhë. Unë në asnjë mënyrë nuk dua të paragjykoj se çfarë do të thotë komisioni im apo çfarë do të bëjë Asambleja në fund. Unë thjesht do të përsërisja edhe një herë dy pika që i theksova e që mendoj se janë shumë me rëndësi që njerëzit në Shqipëri ta kuptojnë. E para, katër anëtarët e delegacionit shqiptar që janë në Strasburg këtë javë mund të vazhdojnë të flasin, votojnë dhe të veprojnë si anëtarë të Asamblesë që përfaqësojnë vendin e tyre sikurse t‘u jenë ratifikuar kredencialet e tyre.
Nuk ka ndonjë ndëshkim për anëtarësinë e tyre. Dhe e dyta është thjesht të them se është shumë e pazakonshme për Asamblenë që të shprehë ndonjë qëndrim apo shqetësim për mënyrën se si janë hartuar emrat e delegacioneve kombëtare nga parlamentet nacionale dhe që i dërgohen presidentit të Asamblesë sonë, se kush duan ata që t‘i përfaqësojë në këtë Asamble. Kjo është çështje e tyre. Një akuzë është bërë nga zoti Biberaj se rregullat në Shqipëri nuk janë ndjekur si duhet dhe për këtë arsye është paraqitur sfida, por duhet t‘i shkojmë deri në fund kësaj dhe ju siguroj se këtë kemi ndër mend ta bëjmë.
Po zoti Biberaj, a do të lejohet të zërë vend në Asamble?
Jo, zoti Biberaj nuk ka këtu status fare. Ai s‘është anëtar i delegacionit shqiptar më. Ai vendim është marrë në Shqipëri dhe emri i tij nuk është në listën e katër anëtarëve që i është dërguar Asamblesë nga Parlamenti shqiptar. Dhe ajo listë është konfirmuar nga Kryetarja e Parlamentit shqiptar. Dhe kjo është absolutisht e qartë.