E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje shkon te grabise vritet nga pronari

Një person është vrarë teksa ka qenë duke vjedhur kabllon elektrik në një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesnates dhe personi që ka humbur jetën ne spital është Shpëtim Shehu, 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ai është qëlluar me armë zjarri pronari i shtëpisë ku po vidhej kabllin elektrik Kujtim Lama, 41 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka arrestuar pronarin e banesës ku po ndodhte vjedhja. Kujtim Lama akuzohet për plagosje me pasojë vdekjen. Ndërkohë që ju bllokua dhe një automatik model ‘56 së bashku me një krehër pa fishekë. Ndërsa viktimës ju gjet nga policia sasi teli dhe pajisje për këputjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›