E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pret Kryetarin e Komunes se Tetoves Sadi Bexheti

Investimet, bashkëpunimi në kulture, arsimi, si dhe aktivitetet e përbashkëta për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ishin në qendër të takimit që kryeministri Berisha pati me kreun e Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Festimet e 100 vjetorin vijnë si mirënjohje e kontributit nga të gjitha trevat shqiptare dhe si një moment i rëndësishëm për të përcaktuar vizionin e shqiptarëve drejt të ardhmes së tyre në BE, u theksua gjatë këtij takimi.
“Tetova ka një vend parësor në historinë tonë kombëtare dhe në këto vite ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit, në fushën ekonomike e në të gjitha fushat e tjera”, tha Kryeministri.
Zoti Bexheti e njohu zotin Berisha me projektet ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës, në mënyrë të veçantë, me projektet e zhvillimit të turizmit dimëror në rajonin e Tetovës.
Qeveria shqiptare angazhohet të intensifikojë marrëdhëniet me komunën e Tetovës dhe komunat e tjera me popullsi shqiptare në kuadër të thellimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›