E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ nenshkruan marreveshje bashkepunimi me AIDA-n

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
Ministria e Punëve të Jashtme merr përsipër që, përmes rrjeteve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore dhe strukturave të MPJ-së, të përpunojë dhe të përcjellë informacion pranë kesaj agjencie, për investitorët potenciale dhe trendet e zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe të promovojë agjencinë AIDA-n në të gjitha aktivitetet ku ajo merr pjesë.
Ndërsa agjencia AIDA, do të japë kontributin e saj të specializuar si një agjenci zhvillimi, për përpunimin e dokumenteve dhe studimeve mbi hartën globale të tregjeve, dhe zhvillimeve ekonomike, dhe t’ia vendosë këtë në dispozicion MPJ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›