E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster digjet libri Enver Hoxha

Anëtarët e Partisë Komuniste të degës Gjirokastër dhe veteranë lufte, para shtëpisë së ish-liderit komunist në mënyrë demonstrative i kanë vënë flakën librit "Enver Hoxha". Pas Ferizajt të Kosovës, Elbasan, Berat dhe Vlorë, të enjten libri u dogj në qytetin e Gjirokastrës. Në fillim, grupi është mbledhur në Shtëpine e Oficerëve të Gjirokastrës dhe në mënyre të papritur, janë drejtuar për nga shtëpia e Enver Hoxhës, duke deklaruar se libri është fyerje për veprën e ish-komandantit të tyre. Libri është kulture, por ky i botuari, “Enver Hoxha”, është kryekëput me shpifje, intriga denigruese për figuren e tij dhe nuk mbetet asnjë rrugë tjetër, veçse të digjet në këtë mënyrë. Ne kemi dhe mbështetjen e qytetarëve, që e kanë dënuar këtë libër si joserioz dhe libri i Fevziut nuk mund të vijë në Gjirokastër, janë shprehur mbështetësit komunistë të ish-diktatorit para mediave lokale, para se t'i vinin flakën. Disa prej kopjeve u grisën në menyre demonstrative dhe të tjerat janë hedhur në zjarr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›