E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore hidhet ne ere makina e efektivit te policise

Shpërthimi i një sasie tritoli ka zgjuar trembshëm banorët e lagjes “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Makina e një punonjësi policie në Drejtorinë e Policisë së Vlorës është hedhur në erë dhe për pasojë ka patur vetëm deme materiale dhe jo në njerëz. Sipas informacionit zyrtar të policisë, makina është pronë e policit Andi Begaj dhe paraprakisht janë ngritur dy pista hetimore, ajo e një sulmi për shkak të detyrës dhe tjetra- sulm për çështje personale. Policia po heton ngjarjen ndërsa ende nuk ka një autor për vendosjen e eksplozivit në mjetin me targa britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›