Bllokohen njerëz në rrugë, mijëra të izoluar në fshatra
Kukës, 50 nxënës shohin tmerr me sy në Qafën e Malit
Qindra të tjerë kaluan natën në rrugë, nëpër makina
Reshjet e dëborës dhe stuhia gjatë natës së shkuar kanë bllokuar aksin kombëtar të rrugës Kukës-Tiranë, përkatësisht në segmentet Qafë-Mali dhe Qafë-Shllak etj. Trashësia e dëborës në Qafë-Mali arrin më rreth 60 cm. Ndërsa ka pasur edhe ortekë dëbore. Një autobus me fëmijë nga Mirdita, pjesë e ansamblit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, që ktheheshin nga festimet e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës ka mbetur gati gjithë natën në dëborë në Qafë-Mali. Rreth 50 fëmijë dhe disa mësues bashkë me shoferin u kanë mbijetuar temperaturave të ulëta deri në minus 15 gradë për më shumë se 6 orë, duke filluar nga ora 21:00 e natës së shkuar dhe vetëm aty nga ora 03:00 në mëngjes, me ndihmën e borëpastrueseve autobusi ka udhëtuar deri në Fushë-Arrës ku është bërë i mundur sistemimi i fëmijëve në hotelin e qytezës. Një pasagjer, duke përshkruar ngjarjen tha se orët e ftohta të natës i kishin përjetuar me ankth dhe frikë. "Imagjino, të gjendesh më majë të malit në temperatura aq të ulëta dhe stuhi dëbore. Shyqyr që autobusi kishte karburant dhe ka qëndruar i ndezur", tha me telefon një mësues që kujdesej për fëmijët. Fëmijët mirditorë kishin festuar njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës me një koncert në Mitrovicë dhe me vizita në Prekaz e Prishtinë, ku kishin qëndruar dy ditë.
Gjithashtu mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Qafë-Mali edhe rreth 80 autovetura, si dhe 10 kamionë në dy kahet e lëvizjes. Edhe në Qafë-Shllak, një segment që kalon në lartësi të maleve mbi 1000 m në afërsi të Shëmrisë ka pasur disa mjete të bllokuara nga dëbora. Në Qafë-Mali dhe segmente të tjera problematike po punojnë borëpastrueset e entit të rrugëve duke hedhur skorie dhe kripë. Policia e qarkullimit rrugor dhe ajo e rendit kanë ndjekur nga afër situatën për të shmangur konfuzionin dhe aksidentet e mundshme. Kështu mbrëmë që në orën 20:00 janë bllokuar në Kukës dy autobusë të linjës së Kosovës, si dhe një autobus i Kukësit që udhëtonin për Tiranë. Udhëtarët nga Kosova e kanë kaluar natën në hotelet e qytetit, si dhe brenda në autobus. Një grua nga Peja që kishte me vete një fëmijë dy vjeç tha se kishte kaluar një natë të tmerrshme. Mbetëm gjithë natën as në hotel, as në autobus, hë se po nisemi tani hë se po nisemi më vonë...", tha gruaja nga Peja. Nuk mund të lejonim kalimin e mjeteve të tilla të transportit të pasagjerëve përderisa Qafa e Malit nuk ishte e sigurt, tha një inspektor rrugor në Kukës. Ai tha gjithashtu se policia ka ndaluar edhe rreth 20 kamionë të udhëtojnë drejt Tiranës pas orës 20:00, por ka lejuar makinat fuoristrada dhe autoveturat e tjera të pajisura me zinxhirë.
Gjatë paradites së djeshme, aksi kombëtar Kukës-Tiranë ka qenë i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë njoftuar se në këtë aks nuk duhet të udhëtojnë mjetet e tonazhit të rëndë, deri në një njoftim të dytë, pasi bëhen shkak për bllokimin e rrugës, si dhe për aksidente.
Edhe akset e tjera nacionale të rrugëve në Qarkun e Kukësit kanë pasur probleme. Kështu, rruga Krumë - Qafë-Prushi mbetet e bllokuar, edhe pse aty, siç njoftohet, po punojnë dy borëpastruese. Të bllokuara mbeten edhe rrugët Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Zapod, Grykëçajë, Arrën etj., si dhe rrugët komunale në Lekbibaj, Dragobi dhe Zogaj. Por janë të kalueshme me zinxhirë akset Kukës - Bicaj, Kukës - Morin, Kukës-Krumë dhe Bajram Curri - Qafë-Morinë.
Qarku i Shkodrës
Urdhërohet mbyllja e shkollave në qytete dhe fshatra
Bllokohen në Pukë dy ambulanca
dhe tre furgonë pasagjerësh
Rreth 60 persona, mes të cilëve 25 gra dhe fëmijë janë bllokuar për orë të tëra në dëborë në rrugën që lidh Tropojën me Pukën. Kryetari i Komunës Qelëz të Rrethit të Pukës, Nik Nika, tha dje për gazetën Shqip" se gjithë natën kanë qëndruar të bllokuar në rrugë dy ambulanca që transportonin të sëmurë, si dhe tre furgonë me pasagjerë dhe se rreth 60 persona kanë rrezikuar jetën nga i ftohti dhe nga ortekët e dëborës që kanë rënë në këtë aks. Situata është zgjidhur vetëm në orët e para të mëngjesit me ndërhyrjen e policisë dhe Ndërmarrjes së Rrugëve. Ndërkohë, dita e djeshme ka qenë e pazakontë për qytetin e Shkodrës, ku sasia e reshjeve të dëborës ka qenë më e madhja e 24 viteve të fundit. Në qytet trashësia e dëborës ka arritur deri në 35 cm, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1985. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar së tepërmi, madje është thuajse i pamundur. Automjetet mund të lëvizin vetëm në rrugët kryesore dhe vetëm duke përdorur zinxhirë. Edhe rruga nacionale Shkodër -Tiranë ka qenë e pakalueshme përreth tri orë, për shkak të dëborës në afërsi të fshatit Bërdicë. Në të njëjtën kohë, si pasojë e borës së rënë është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat publike të qytetit të Shkodrës, si dhe të fshatrave të zonës. Reshjet kanë pushuar dje në mesditë, por situata mbetet problematike në zonat e thella malore. Sipas zyrës së emergjencës civile në Qarkun e Shkodër, rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Situata më e rënduar është në zonat e thella malore të Dukagjinit, Vermoshit dhe në Iballë e Qafë-Mali në Pukë, ku rreth 20 mijë banorë janë izoluar, pasi rrugët rurale në fshatra janë krejtësisht të pakalueshme.
Dibër
Termometri arrin minimumin në Bulqizë, me minus 8 gradë
Dëbora izolon banorët e katër
komunave të thella malore
Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët në Qarkun e Dibrës. Trashësia e dëborës në tërë territorin e qarkut shkon nga 30 deri në 60 centimetra. Veç reshjeve edhe temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme, që kanë arritur në Bulqizë deri në minus 8 gradë Celsius. Burime nga policia, bëjnë me dije, se gjatë ditës së djeshme rruga nacionale Peshkopi-Tiranë ka funksionuar, por vetëm me zinxhirë, në segmente të caktuara të saj. Ndër segmentet më problematike sipas këtyre informacioneve, kanë qenë ata në vendin e quajtur "Qafa e Qenokut", "Dishesa e Maranicës", Pishat dhe Qafa e Buallit në Bulqizë, sidomos në orët e para të mëngjesit. Ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Kukës ka funksionuar vetëm për automjetet e pajisura me zinxhirë. Kurse rruga Shupenzë-Klenjë, gjatë ditës së djeshme ka qenë e bllokuar, dhe në segmentin Ostren-Klenjë ky bllokim vazhdon prej ditësh. Të paktën katër komuna, Lura, Kalaja e Dodës, Trebishti dhe Xibër-Murrizja rezultojnë të izoluara për shkak të bllokimit nga dëbora të rrugëve që lidhin këto komuna me qendrat e rretheve përkatëse. Ndërsa numri i fshatrave të veçantë në zona të thella malore të rretheve Dibër, Bulqizë dhe Mat, të cilët vazhdojnë të mbeten të izoluar, pasi nuk lidhen me rrugë automobilistike me qendrat e komunave, është me dhjetëra. Kështu, fshatra si: Radomira, Krej-Lura, Lukani, Klenja, Gjinoveci, Plepe, Oreshnjë, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Smollik, Peshk, Val, Xibër etj., vazhdojnë të jenë të izoluar prej gati dy muajsh. Nga burime zyrtare mësohet se nuk bëhet fjalë ende për situatë emergjente, pasi fshatarët e izoluar kanë marrë masa për stinën.
Moti i keq, Kryeministri kërkon bashkëpunim të Shtabit të Emergjencës me pushtetin vendor
Berisha urdhëron shtabin: Zhbllokoni akset rrugore!
Qeveria vendos Shtabin e Emergjencës në gatishmërinë numër një për të përballuar zhbllokimin e akseve rrugore kombëtare. Menjëherë pasi Kryeministri Berisha ka marrë një bilanc të plotë të situatës nga Ministria e Brendshme për motin e përkeqësuar në vendet e veriut, zëdhënësja e tij, Juela Meçani, ka komunikuar qëndrimin e Kryeministrit Berisha. Kryeministri i ka kërkuar gjithashtu Shtabit të Emergjencave që të bashkëpunojnë edhe me pushtetin vendor. Sipas deklaratës së Meçanit, "Kryeministri po ndjek në vijimësi situatën e rënduar për shkak të reshjeve dhe stuhive të dëborës e shiut që 24 orët e fundit kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit në
në zonat veriore, verilindore dhe jugperëndimore dhe që janë përqendruar e janë më intensive kryesisht në veri të vendit".
Sipas bilancit të paraqitur në Kryeministri nga Ministria e Brendshme, reshjet e dëborës kanë përfshirë 80% të territorit të vendit, kanë shkaktuar bllokimin e disa komunave kryesisht në veri të vendit. Trashësia e dëborës e Kukësit dhe Shkodrës arrijnë deri në një metër, ndërsa punohet vazhdimisht në segmentet rrugore, dytësore, për zhbllokimin e tyre. Shefi i qeverisë i ka kërkuar dje Shtabit të Emergjencave Civile që të marrë të gjitha masat për të mundësuar kalueshmërinë në akset kryesore të vendit dhe për të mbikëqyrur në vazhdimësi segmentet rrugore problematike, për të garantuar një komunikim të vazhdueshëm të Shtabit të Emergjencës me komunat e bllokuara nga reshjet e dëborës, si dhe mundësimin e komunikimit të komunave të bllokuara me akset rrugore kombëtare. Gjithashtu, sipas Kryeministrit, prioritet duhet të ketë bashkëpunimi me autoritetet vendore, si dhe asistenca e menjëhershme mjekësore në rast nevoje. Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha sqaron se situata aktuale e rënduar nga reshjet dhe stuhitë e dëborës, kryesisht në veri të vendit po ndiqet në vazhdimësi nga shefi i qeverisë. E.A
Situata e reshjeve
në të gjithë vendin
Bazuar në informacionet e grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, rezulton se gjatë 24 orëve të kaluara rreth 80% e territorit të vendit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëbore. Në zonat veriore e verilindore dhe jugperëndimore të vendit, ka pasur reshje dëbore, të cilat në disa rrethe kanë qenë intensive, kryesisht në veri, kurse në disa rrethe reshjet kanë qenë më të dobëta. Konkretisht:
Qarku Shkodër
Në këtë qark ka pasur reshje intensive dëbore. Në komunat e thella malore lartësia e dëborës varion nga 40 cm deri në 1 metër. Më problematike situata ka qenë në rrethin e Pukës, ku në disa komuna të këtij rrethi lartësia e dëborës ka arritur në 80 cm. Në Qafë-Mali, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë ka pasur grumbullime bore që kalonte lartësinë 1 metër. Ka pasur bllokime të rrugëve për në komunat Shalë, Shllak dhe Shosh, janë bllokuar disa fshatra të komunave Kelmend, Shkrel. Gjithashtu, janë bllokuar komunat e Iballës, Qelzës dhe Rrapës, ku dëbora ka arritur në lartësinë mbi 90 cm. Në Qafë-Mali, dëbora e rënë gjatë natës ka arritur në 1 metër dhe në disa zona ka kaluar lartësinë e 1.5 metër. Nuk ka pasur raste emergjence shëndetësore dhe nuk ka pasur asnjë aksident rrugor.
Qarku Kukës
Në këtë qark gjatë paradites së djeshme ka pasur reshje shiu dhe në orët e pasdites në qytet kanë filluar reshje të dobëta dëbore, kurse në komunat e larta reshjet kanë qenë intensive. Në rrugët nacionale paradite nuk ka pasur probleme për qarkullimin e automjeteve, kurse në orët e vona të pasdites në rrugën Fierzë -Qafë-Mali dhe në segmentin e Qafës së Malit për gati 5 orë rruga ka qenë e bllokuar deri në ndërhyrjen nga borëpastrueset. Në qytetin e Kukësit, dëbora ka krijuar një shtresë prej 50 cm, por bashkia e qytetit ka angazhuar një fadromë dhe një borëpastruese për hapjen e rrugëve. Disa nga komunat më malore të këtij qarku janë bllokuar nga dëbora, sepse lartësia ka arritur në 70 cm. Komuna e Zapodit, Grykë-Çajës, Kalisit dhe Arrënit janë të bllokuara plotësisht. Nuk ka pasur raste emergjence shëndetësore dhe nuk ka pasur asnjë aksident rrugor.
Qarku Gjirokastër
Dëbora ka filluar në territorin e këtij qarku qysh në orët e para të mëngjesit me reshjet jo shumë intensive, të cilat janë shtuar në orët në vazhdim. Probleme janë krijuar në qytetin e Gjirokastrës, ku dëbora ka arritur një shtresë prej rreth 30 cm. Për shkak të relievit të vendosjes së qytetit, pjerrësisë së madhe dhe rrugët e shtruara me kalldrëm janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Më problematike janë komunat Pogon e Zagori, të rrethit të Gjirokastrës dhe Komuna Frashër e rrethit të Përmetit, në të cilat dëbora ka arritur në rreth 70 cm. Nuk ka pasur aksidente apo raste urgjencash mjekësore.
Situata e reshjeve
në të gjithë vendin
Qarku Korçë
Në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshje të dobëta të dëborës. Në zona të caktuara, dëbora ka lartësinë 25 cm, por reshjet intensive kanë qenë në orët e pasdites, kryesisht në rrethin e Kolonjës. Të gjitha rrugët qarkullohen normalisht. Në Qafë-Thanë, Qafë-Plloçë dhe Qafë-Qarr, lartësia e dëborës ka arritur në rreth 15 cm dhe mjetet qarkullojnë vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës dhe akullit. Më problematik ka qenë aksi rrugor Ersekë -Leskovik - Tri Urat, sepse lartësia e dëborës është 25 cm dhe ka ngrirë.
Qarku Dibër
Kanë filluar reshjet intensive të dëborës gati në të gjithë territorin e qarkut, por dëbora është e shkrifët. Në disa komuna në zonat malore të rrethit Bulqizë dhe sidomos në Mat, si në Xibër dëbora ka arritur rreth 30 cm dhe Macukull 40 cm. Qarkullimi i mjeteve paraqet probleme, sepse dëbora ka ngrirë dhe rrugët janë të rrëshqitshme. Po bëhen përpjekje nga komuna për të futur fadroma për pastrim dhe trajtim me skorie. Në qytetin e Peshkopisë dëbora ka arritur rreth 15 cm dhe vazhdon të bjerë, në qytetin e Burrelit është 15 cm, kurse në Bulqizë 8 cm, por nuk ka probleme. Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Në segmentin rrugor Qafë-Bualli - Krastë kalimi bëhet me zinxhirë. Komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Ostren e Trebisht janë të kalueshme, por me zinxhirë. Lartësia e dëborës është rreth 30 cm. Nuk ka pasur raste urgjencash mjekësore apo aksidente rrugore
Qarku Lezhë
Nuk ka pasur probleme në rrethet Lezhë dhe Kurbin të këtij qarku. Reshjet e shiut nuk kanë qenë intensive dhe hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë. Dëbora e rënë në këto rrethe nuk ka mbajtur se ka qenë e shkrirë. Problemet janë shfaqur në komunat e rrethit të Mirditës, ku janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat e komunave, si komunat Kthellë, Fan dhe Orosh. Mësimi në shkollat e këtyre komunave është ndërprerë për shkak të dëborës që arrin në rreth 60 cm.
Qarku Elbasan
Reshje dëbore ka pasur kryesisht në disa komuna të rrethit të Librazhdit dhe Malësisë së Elbasanit. Aksi më problematik ka qenë Elbasan -Tiranë kryesisht Qafa e Kërrabës, ku lartësia e dëborës i kaloi të 40 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë në të gjithë aksin rrugor. Në të gjithë qarkun nuk ka komuna të bllokuara.
Qarku Vlorë
Probleme ka vetëm në Qafën e Llogorasë, ku dëbora ka arritur trashësinë rreth 50 cm. Ndërmarrja e Rrugëve Nacionale ka vendosur një mjet borëpastrues në këtë aks rrugor, i cili po punon për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Nga policia rrugore janë marrë masat që të mos lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhirë në këtë aks rrugor.