Operojnë shqiptarin, i harrojnë veglat në bark
Një 74-vjeçar shqiptar, i cili u operua në Itali për shkak të një kanceri në stomak, e ka pësuar paq pas një gabimi të mjekëve që i bënë ndërhyrjen kirurgjikale. Nga një skaner që iu bë të moshuarit, u zbulua se në barkun e tij kishte mbetur një pllakë metalike e madhe.
Dy javë para se të zbulohej gabimi, i moshuari ka vuajtur prej dhimbjeve të tmerrshme dhe këtë e konfirmon vajza e tij, Maria.
F.Hasaj vuan nga kanceri në stomak dhe në fund të janarit iu nënshtrua një operacioni në një prej spitaleve italianë. Mjekët i hoqën tumorin në stomak, por askush në sallë nuk e kuptoi se në bark mbeti një instrument i gjatë rreth 40 centimetra, më saktë ishte një spatul që shërben për të distancuar organet gjatë mbylljes së plagëve.
Mjekët nuk e pranojnë ta kenë kryer një gabim të tillë, madje ata thonë se gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa askush nuk vuri re në fund të operacionit spatulën që mungonte.
Çështja tani ka përfunduar në duart e avokatit. Marie Hasaj thotë se do ta ndjekë këtë rast ligjërisht. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të moshuarit mbetet e rëndë.