Makina e ushtrisë shtyp këmbësorin
Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje në orët e para të mbrëmjes së djeshme në Berat, ndërkohë që policia konfirmoi se aksidenti erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga një punonjës i ushtrisë. Ilmi Lamanjaku humbi jetën në afërsi të fshatit Kutalli, në Rrethin e Beratit, ndërsa ishte duke kaluar rrugën rreth orës 16:00 të pasdites së të mërkurës. Një mjet tip "Mercedes Benz", me targa ushtrie, e ka aksidentuar rëndë burrin. Vetë drejtuesi i mjetit ka tentuar ta ndihmojë të aksidentuarin, por ai ka vdekur pa shkuar në spital. Policia arrestoi Lorenc Muçën, efektiv i Forcave të Armatosura, i cili konsiderohet shkaktar i aksidentit me makinën e ushtrisë.