Sherr me thika mes të miturish
Një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Marie Kaçulini", në qytetin e Durrësit, ka plagosur me thikë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur jashtë dyerve të shkollës, në orët e vona të pasdites, gjatë një sherri mes 13-vjeçarit E.H. dhe 17-vjeçarit M.Sh., të dy banorë të qytetit të Durrësit. Ndaj të miturit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa i plagosuri ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar për në shtëpi, pasi plagët kanë qenë të lehta. Ngjarja është klasifikuar si vepër penale, "plagosje e lehtë me dashje" dhe i mituri duhet të përballet me procesin hetimor e mbase dhe me gjykatën.