Tre shqiptarë të vdekur në Itali dhe Greqi
Tre shtetas shqiptarë kanë vdekur dje në Itali dhe në Greqi, dy prej të cilëve në një aksident automobilistik, ndërsa tjetri i vrarë. Agjencitë e lajmeve të dy shteteve ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë emigruar, njoftuan dje për lajmet pa dhënë identitetet e viktimave.
Itali
Sipas agjencive italiane të lajmeve, që u referohen burimeve zyrtare të policisë së këtij vendi, dy emigrantë shqiptarë, anëtarë të një familjeje, kanë humbur jetën dje në mëngjes në një aksident të rëndë automobilistik në Kasalmaxhore, në Kremona të Italisë. Babai 48-vjeçar dhe i biri 19-vjeçar po udhëtonin me makinë për të shkuar në punë, kur mjeti i tyre ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Po. Sipas raportimeve, një shtetas italian, i cili ka parë ngjarjen, ka njoftuar policinë, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shpëtojë jetën e dy shqiptarëve, të cilët kishin vdekur në pak minuta për shkak të mungesës së ajrit. Deri në mbrëmje, policia italiane nuk ka bërë të ditur emrat e të aksidentuarve, ndërkohë që ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe, me të cilën po ngiste makinën djaloshi 19-vjeçar.
Greqi
Një person i paidentifikuar është gjetur i masakruar dje në një fshat pranë Selanikut në Greqi dhe policia lokale deklaron me siguri se ai është shqiptar. Policia greke bëri të ditur se trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur nga kalimtarë të rastit në fshatin Katerini të Selanikut. Mjeku ligjor që këqyri kufomën bëri të ditur se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga disa persona. Trupi, që i përket moshës rreth 35-vjeçare, ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kraharor. Nuk është zbuluar ende identiteti i personit të vdekur, pasi në veshjet e tij nuk u gjet asnjë dokument identifikimi, por policia tha se ka të dhëna që ai është emigrant nga Shqipëria. Trupi është dërguar në morgun e Selanikut, ku i është nënshtruar autopsisë. Policia greke po heton për të zbuluar identitetin e shqiptarit dhe personat që e dhunuan atë për vdekje.