E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami i Peshkopisë i shpëton grabitjes

Tentoi të vjedhë me dhunë një autoveturë, por ra në prangat e policisë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Avdul Sula, 34 vjeç, nga fshati Melan, ka udhëtuar si pasagjer në autoveturën tip "Benz", pronë e shtetasit Moiz Kërtulla, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë, imam në xhaminë e Peshkopisë. Në një moment gjatë udhëtimit Sula ka kërcënuar me një dorezë metalike drejtuesin e mjetit, duke kërkuar që ai të dorëzojë autoveturën në këmbim të faljes së jetës. Nën kërcënim, drejtuesi i autoveturës ka dalë jashtë makinës, por në lëvizje e sipër rrëmbyesi ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës dhe pasi është neutralizuar nga imami, është arrestuar nga policia.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›