E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontigjenti i II i paqeruajtësve nga Poshnja për në Kabul

01/03/2005  BERAT – Dje, në mesditë, rreth orës 12.00, në repartin ushtarak 1103 të Brigadës të Reagimit të Shpejtë në Poshnje, ka mbërritur ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi, si dhe nga komandanti i Forcave Tokësore, Kostaq Karoli, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e nisjes të kontigjentit të dytë të përbërë nga 21 paqeruajtës nga kjo brigadë, për në Kabul të Afganistanit. Pas ceremonisë të dëgjimit të Himnit Kombëtar dhe kalimit në rresht para ushtarëve dhe kontigjentit që do të niset për në Kabul, ministri i Mbrojtjes, Majkom tha se vendimi i qeverisë për rritjen e trupave në Afganistan nuk ishte një vendim politik, por një vendim për të ndimhuar sa më shumë në bashkëpunim me bashkësinë ushtarake ndërkombëtare për ruajtjen e vendosjen e paqes e të lirisë në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›