E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet “Wolksvageni” i vjedhur në Serbi

TROPOJE - Policia e Tropojës arrestoi dje një 26-vjeçar, emigrant në Angli, pasi dyshohet se mjeti me të cilin ai po lëvizte në qytet ishte vjedhur në Serbi. 

Sipas policisë, Xhevahir Hoxha u ndalua dhe është duke u hetuar për trafik automjetesh. Blutë e prangosën në momentin që ai po drejtonte mjetin e tij luksoz, tip “Wolksvagen” 300 TDI në qytetin e Bajram Currit. Makina dyshohet të jetë trafikuar nga Serbia, në Kosovë e më pas në Tropojë. Menjëherë pas ndalimit, i riu nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka pohuar se mjeti është i vëllait të tij që jeton në Tiranë, Luan Hoxha. Policia tashmë po bën hetimet përkatëse nëpërmjet zyrës së Interpolit, ku do të bëhet verifikimi i numrit të shasisë si dhe të dhënave të tjera të mjetit të bllokuar. Ky është rasti i pestë i bllokimit të mjeteve luksoze në Tropojë, të cilat dyshohen se janë trafikuar nëpërmjet Kosovës.         j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›