Lushnjë, vetëhelmohet me bar miu babai i tre fëmijëve
LUSHNJE – Një 45-vjeçar i ka dhënë fund jetës me fostoksinë në fshatin Muçias të rrethit Lushnje.
Pandeli Shtëmbari, baba i tre fëmijëve është vetëhelmuar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në një nga dhomat e banesë së tij. Mësohet se 45-vjeçari për më shumë se tre orë ka qëndruar i mbyllur në një nga dhomat dhe pasi nuk i është përgjigjur për disa herë thirrjeve të familjarëve të tij, djali 10-vjeçar ka shkuar për ta kërkuar. Në këtë moment ai e ka gjetur të atin të shtirë në tokë pa shenja jete. Menjëherë të afërmit e kanë dërguar Shtëmbarin me urgjencë për në spitalin e qytetit të Lushnjës, por shpëtimi i jetës së tij ka qenë i pamundur. Sipas mjekëve, sasia e fostoksinës së konsumuar prej tij ka qenë tepër e lartë. Mësohet se familja Shtëmbari jetonte prej vitesh në fshatin Muçias dhe nuk kishte pasur probleme të tjera përveç atyre ekonomike, çka mendohet të këtë qenë motivi i vetëflijimit të 45-vjeçarit. Ndërsa policia nuk dha një version zyrtar për ngjarjen. m.r