E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri, plagoset 26-vjeçari

VLORE – Një 26-vjeçar nga qyteti i Vlorës mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit që ndodhi në të gdhirë të ditës së djeshme. 

 Lulzim Dajko mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë, pasi u qëllua me armë zjarri ndaj shokut të tij. Sipas policisë, ngjarja zuri fill pas një telefonate të kryer mes Dajkos dhe Julian Dervishajt. Mësohet se grindja ka nisur gjatë telefonatës, për motive ende të pazbardhura, duke bërë që Dajko të shkojë drejt banesës së 32-vjeçarit Dervishaj. Rreth orës 01:00, kur ai i është afruar banesës, në lagjen “29 Nëntori”, në një makinë ku ndodhej dhe shoku tjetër, Ergys L. një breshëri plumbash është qëlluar drejt tyre. Ndërkohë, po nga makina është qëlluar me armë zjarri. Dy plumba kanë lënë të plagosur Dajkon, por papritur ai është braktisur nga shoku që kishte në makinë. Përballë dëshmisë së tij, policia shpalli në kërkim Ergys L., ndërsa shoqëroi Dervishajn, deri në zbardhjen e skemës së plagosjes. Vetë 32-vjeçari e ka mohuar të ketë gisht në plagosjen me armë zjarri.        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›