Pranga emigrantit me 14 kg drogë
Brenda 12 orëve kapet në Kakavije sasia e dytë narkotike me destinacion Greqinë.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Emigrantit vlonjat që jeton në Athinë prej 12 vitesh, iu gjetën në makinë 14 kg marijuanë. Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit me targë greke dhe policisë i është dashur ta shpërbëjë atë për të zbuluar sasinë e plotë të drogës. Policia Kufitare, pas një informacioni mjaft të saktë, ka ndërmarrë një kontroll fizik të automjetit që drejtohej nga Minella Xhogu, 52 vjeç, nga Selenica e Vlorës. Kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit nuk ka gjetur asnjë gjurmë të lëndës narkotike, por uniformat blu kanë insistuar në kontrollin e detajuar të tij. Kështu në vazhdim, poshtë pjesës së kofanos policët kanë gjetur disa pako të mbështjella me letër ngjitëse plastmase, të cilat kanë qenë të futura në një thes materiali transparent. Nga këqyrja totale e automjetit rezultoi se në pjesën e motorit kishte 5 pako të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave ndodhej marijuana. Në pjesën e poshtme, në shasinë e automjetit u gjetën edhe 11 pako të tjera të njëjta me të parat. Në përfundim të këqyrjes së automjetit u evidentuan gjithsej 16 pako, të cilat varionin nga 800 gramë deri në 1 kg secila. Pas peshimit të lëndës narkotike rezultoi se ajo ishte në sasinë e 14 kilogramëve. Mendohet se droga është siguruar nga zona e Semanit në Fier ose në bregun e lumit Shushicë në Vlorë. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe automjetin në cilësinë e provës materiale ndërsa arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit njëkohësisht poseduesi i mallit narkotik, i cili ishte emigrant në Athinë prej 12 vjetësh. Mbi të rëndon vepra penale e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas burimeve jozyrtare, emigranti 52-vjeçar gjatë këtij viti kishte kryer rreth 4 hyrje-dalje nga Shqipëria në Greqi, në të cilat mendohet se ka dërguar të tjera sasi lëndësh narkotike. Rasti i djeshëm shënon të dymbëdhjetin brenda këtij viti që Policia Kufitare dhe ajo e Gjirokastrës, kapin lëndë narkotike në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.
Vlorë, asgjësohen 724 rrënjë kanabis
VLORE – Policia e Vlorës ka asgjësuar dje 724 rrënjë kanabis sativa, si edhe ka vënë në pranga një kultivues. Aksioni antikanabis ka konstatuar një parcelë me 424 rrënjë bimë narkotike në fshatin Dushkarak të këtij rrethi. Sipas policisë, parcela ishte në pronësi të Kastriot Koçiajt, 44 vjeç, i cili u arrestua nga policia. Mësohet se mbi të rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Në vazhdim të aksionit, blutë e Vlorës kanë zbuluar në fshatin Treblovë tre parcela, me një total prej 300 rrënjë kanabis sativa. Të gjitha bimët janë shkatërruar, ndërkohë që nuk është bërë i mundur identifikimi i kultivuesve, pasi tokat figuronin pa pronar. q.b