Bllokohet buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryebashkiaku nuk tërhiqet nga mosdeklarimi i 14 milionë eurove
Ditën e djeshme u rikthye në skenën politike kriza e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, ku megjithë shpresën e krijuar nga ana e kryebashkiaku Rama pas tërheqjes së LSI, duket se paratë e qytetarëve të Tiranës nuk do të kalojnë pa vështirësi në duart e tij. Sipas burimeve brenda mazhorancës, por edhe brenda LSI buxheti i Tiranës nuk ka për të kaluar pa i bërë ndryshimet e kërkuara në zëra të caktuar të buxhetit. Ndërkohë që kryebashkiaku Rama nuk ka sqaruar destinacionin e 14 milionë eurove, të cilat janë të pa detajuara në buxhetin e ri. Nëse mazhoranca ka interesin e saj për të rrëzuar këtë buxhet në mënyrë që Edi Rama të ketë probleme reale me elektoratin dhe me qytetin e Tiranës, LSI ka këmbëngulur që Edi Rama të bëjë transparente shumën e parave të padetajuara në projektbuxhet. Tashmë situata e Edi Ramës është në një udhëkryq të rrezikshëm, pasi pa paratë e buxhetit nuk mund të realizojë investimet të cilat do i krijojnë kushtet për të përdorur gërshërët e inaugurimeve. Ndërkohë që një arsye tjetër serioze e Edi Ramës është edhe mungesa e parave për të blerë mediat me reklama. Vetëm këto ditë në televizionet kamikaze të Edi Ramës janë shfaqur reklama për pastrimin e Tiranës nga plehrat pa u kuptuar se kush është sensibilizimi që kërkohet nëpërmjet këtyre spoteve publicitare. Nga sa kuptohet mosmiratimi i buxhetit duket se çon përfundimisht në krizë Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe shumë shpejt mund të kemi zgjedhje të parakohshme, të cilat rrezikojnë krijimin e një imazhi të keq për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.
Prefekti Keçi kthen në këshill bashkiak projektbuxhetin
Prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi, ka rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të vitit 2009 për qytetin e Tiranës. Në këtë mënyrë, hidhet poshtë dhe kërkohet rishqyrtimi në Këshillin Bashkiak i buxhetit.Unë konstatova shkelje ligjore në pesë nene, që binin ndesh me Ligjin për Menaxhimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor duke më detyruar të kthej mbrapsht për rishqyrtim buxhetin e bashkisë Tiranë për vitin 2009, deklaroi dje prefekti i qarkut Tiranë, Ruzhdi Keçi. Ai shtoi se në rast se do të ketë tentativa për të kaluar këtë buxhet edhe pse u rikthye pa firmën e ligjshme të prefektit, do të padisë në gjykatë këtë hap me qëllim moslejimin e shkeljeve ligjore siç tha Keçi. Këtë deklaratë prefekti e bëri pasi pohoi se sipas ligjit, në rast se vendimi i Këshillit Bashkiak kthehet për rishqyrtim, ai mund të mos kalojë për rivotim duke marrë formë ligjore. Bashkia e Tiranës e kishte dorëzuar draftin ditë më parë, pa firmosjen e dokumentit të kryetarit të këshillit bashkiak, Sokol Dervishaj, i cili ia delegoi kompetencat nënkryetarit të Këshillit. Pas dorëzimit të dokumentit tek prefekti Keci, ky i fundit tha se sipas ligjit ai kishte në dispozicion 10 ditë për të vënë apo jo firmën mbi dokument. Ashtu siç kishte paralajmëruar, nëse drafti do të kishte probleme, prefekti Keci do ta rikthente për votim në Bashki dhe nëse drafti nuk kalon në bashki, atëherë prefekti i drejtohet Gjykatës. "Pranë prefektit, qarku Tiranë, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit Bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën e kryetarit. Rrjedhimisht unë nënkuptoj firmën e kryetarit të Këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja proceduariale vendimi është pranuar në prefekturë", është shprehur Keci ditë më parë. Ai ka nënvizuar se është një material tepër voluminoz dhe pritet që të ketë vonesa, duke plotësuar në këtë mënyrë tërë trajektoren zyrtare të kohës së shqyrtimit në dispozicion. Ndërkohë ai nuk ka munguar që të kërcënojë se ne rastin e mundshëm të mosmiratimit të tij, për shkak të problemeve që mund të vijnë, por dhe refuzimit nga ana e bashkisë për ta marrë në shqyrtim, do ta hedhë në gjykatë. Ndonëse e ka cilësuar si të rregullt mënyrën e sjelljes në Prefekture me firmën e nënkryetarit të këshillit bashkiak, me autorizimin me shkrim të kryetarit, Keci nuk ka munguar të shprehet qartë se ekziston mundësia që dhe në rast se ka probleme, ai mund të korrigjohet dhe të rivotohet nga këshilli bashkiak i kryeqytetit. Buxheti i vitit 2009 për bashkinë e Tiranës u votua 2 dhe ne fund nuk u arriti të quhet i rregullt, nga të gjitha grupet e këshilltarëve bashkiake, megjithëse në votimin e parë kryebashkiaku Edi Rama numëroi 29 votat e nevojshme që nevojiten për kalimin e buxhetit, votimi i cili u konsiderua si i pavlefshëm nga kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi. Përfaqësues ky i LSI-së. Buxheti i bashkisë së kryeqytetit ka qenë gjatë tërë kësaj kohe një objekt përplasjeje mes partive të majta, PS dhe LSI, për shkak se ndonëse në koalicion vendor, ata nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e tij. Madje përplasja ka qenë e fortë, deri në momentin kur u bë dhe votimi i fundit dhe ku disa këshilltarë të djathtë, aleatë të PD, bashkuan votat me PS duke dhënë një produkt prej 29 votash për Ramën dhe 28 votash për Devishajn. Pas deklarimin të votimit të rregullt nga ana e sekretarit të këshillit bashkiak, u duk sikur situata po kalonte në heshtje. Më pas sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj, e ka cilësuar votimin te rregullt, duke saktësuar se në sallë kanë qenë të pranishëm 53 anëtarë të këtij Këshilli, nga të cilët 29 kanë votuar pro, miratimit të buxhetin 2009 në parim. "Në pikëpamje të kuadrit ligjor, procesi i votimit u hap dhe u krye normalisht, qofte nga ana e prezencës se domosdoshme ligjore, qoftë për sa i takon lexueshmërisë krejt të qartë të vullnetit të shprehur me votë", është shprehur Gjonaj. "Unë dhe sekretaria pas numërimit, si zakonisht ia raportuam rezultatin, kryetarit te Këshillit për të bërë shpalljen e vendimit të marrë nga Këshilli. Tani pritet që buxheti i bashkisë 2009 të rishqyrtohet nga Këshilli Bashkiak me qëllim që të merren parasysh konstatimet joligjore të prefektit Keci dhe m pas të kalohet për tu firmosur prej tij.
********************************
Keçi:Vendimi për buxhetin, jo politik
Prefekti i Tiranës, Rushdi Keçi, i ftuar në Ora Neës deklaroi se vendimi i tij për kthimin për rishqyrtim të buxhetit të Bashkisë së Tiranës u mor pasi buxheti në pika të veçantë bie ndesh me disa nene të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor të Tiranës."Disa pika të buxhetit nuk gjejnë zbatim në mënyrën si është paraqitur buxhetinë në raport me ligjin, ndaj unë i ktheva në mënyrë që të korrigjoheshin", deklaroi Keçi. Prefekti i Tiranës Keçi,u shpreh se ligji parashikon se nëse prefekti nuk konfirmon projektin, vendimi kthehet në Këshillin Bashkiak, dhe ky këshill merr në shqyrtim refuzimin. "Nëse këshilli e shikon të arsyeshme për të korrigjuar vërejtje e bërë prej meje, e merr këtë vendim, në të kundërt Këshilli refuzon korrigjimet. Në këtë rast mua më jepet e drejta me ligj që të ankimojë këtë vendim në Gjykatë", theksoi Keçi. Sipas prefektit, vendimi për buxhetin e Bashkisë së Tiranës u politizua. "Por vendimi im nuk ka asnjë influencë politike, ashtu si edhe në vendimet e tjera". Keçi deklaroi se ka pasur kontakte më anëtarët e të trejave partive, si nga PD-ja, PS, e LSI. Sipas tij, në fushatën zgjedhore, sfida më e madhe është të realizohen zgjedhje të lira si premisë për të arritur integrimin e Shqipërisë në NATO e BE. Lidhur me mënyrën si procesin e pajisjes më akrat identiteti, Keçi tha se "Sot ka filluar shpërndarja, është një proces që do ecë me shpejtësi, problem sipas meje do të jetë rënia e fluksit të njerëzve që duan të aplikojnë".
***************************************************
Shalsi: Vendimi i prefektit për pr/buxhetin, akt politik
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas refuzimit që prefekti Ruzhdi Keci i bëri projekt buxhetit të Tiranës për vitin 2009. Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi në një komunikim telefonik për televizionin News 24 u shpreh se veprimi i Prefektit nuk ka asnjë bazë juridike. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, veprimi i prefektit bazohet në një logjike politike. Pyetjes nëse do të rimblidhet Këshilli Bashkiak për të r