E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Qeveria nuk ka lidhje me problematikën e Bankës Botërore

Edi Rama nuk mund të betonojë me mafien e tij, bregdetin e bukur shqiptarë. Kështu është shprehur gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili ndër të tjera ka theksuar se Partia Demokratike i deklaron Edi Ramës se ai mund të grabisë prona në çifligun e tij në Tiranë, mund të organizojë mitingje për të vajtuar Jalën që Edili i tij nuk e ka më, mund të lëshojë shashka mashtruese çdo javë në kuadër të politikës së tij të re, mund të përdorë për Edilin e tij hyrjen e Tiranës, por nuk do të mund kurrë të betonojë me mafien e tij bregdetin e bukur shqiptar, u shpreh zëdhënësi i PD, Bogdani. Duke përmendur raportin e Bankës Botërore, zëdhënësi i Partisë Demokratike ka theksuar se Banka Botërore u shpreh qartësisht se qeveria shqiptare dhe anëtarët e saj nuk kanë asnjë lidhje me problematikën e panelit të inspektimit të Bankës Botërore dhe se ky panel ka konstatuar gabime të rënda në menaxhimin dhe drejtimin e projektit nga vet Banka Botërore. Ndër të tjera ai ka vijuar se pavarësisht këtyre qëndrimeve të qarta të Bankës Botërore, Edi Rama, që personalisht nëse turpi do të kishte një fytyrë ajo do të ishte fytyra e tij, është verbuar dhe tërbuar sepse qeveria shqiptare ia nxori atij dhe Edilit të tij nga kthetrat mafioze Jalën e bukur dhe ia ktheu atë qytetarëve të vet. Në deklaratën për shtyp, Bogdani hodhi dhe romuze ndaj kreut dhe zëdhënëses së PS: Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mister dosja dhe mister 15 % për të zhurmuar farsën e fundit të tij dhe të kompanisë së tij Edil, nxori në media zëdhënësen e tij që ndërron emrin e saj çdo 10 vjet.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›