E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dhe Presidenti slloven konstatuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe u ndalën veçanërisht në nxitjen e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.

Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim me Presidentin e Sllovenisë Danilo Türk
 Duke shprehur falënderimin për mikpritjen e rezervuar në këtë vizitë, Presidenti Türk tha se ishte i impresionuar për reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri. Shqipëria, tha Presidenti Türk, tashmë e ka kaluar periudhën e tranzicionit dhe po përjeton integrimin euroatlantik, si një proces të nevojshëm, në të cilin keni të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë. Presidenti slloven shprehu gjithashtu mbështetjen për të gjitha reformat dhe përpjekjet e Shqipërisë për integrim dhe për tiu afruar standardeve të BE-së. Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Türk për mbështetjen e Sllovenisë dhe për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në NATO. Për ne, ky është një moment shumë historik, pasi ne jemi një vend i vogël, i cili ka pasur historikisht probleme me sigurinë e tij.Hyrja në NATO është veçanërisht e rëndësishme dhe historike për ne, sepse i jep Shqipërisë një siguri që nuk e ka pasur më parë. Reformat që kemi ndërmarrë për të përmbushur standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut janë shndërruar në një motivim të fuqishëm për qeverinë time, u shpreh Kryeministri Berisha, duke theksuar se realizimi i këtyre reformave dhe ndihma e madhe që na kanë dhënë miqtë dhe aleatët tanë, veçanërisht SHBA-të, ishin vendimtare.  Projekti tjetër historik për vendin tonë, u shpreh Kryeministri, është integrimi  në Bashkimin Europian, për realizimin e të cilit qeveria ka ndërmarrë reforma të thella.  Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha bëri një rezyme  të përpjekjeve dhe arritjeve në luftën kundër krimit të organizuar; korrupsionit, duke nënvizuar se Shqipëria doli nga 24 vendet më të korruptuara duke lënë mbrapa 95 vende në klasifikim dhe synojmë të jemi ndër 20 vendet e para; në luftën kundër informalitetit; ndërmarrjen e një revolucioni fiskal si rezultat i të cilit Shqipëria është sot  vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë dhe në sajë të këtyre përpjekjeve, vendi ka shënuar rezultate të mëdha në rritjen e të ardhurave, në përmirësimin e klimës së biznesit etj Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e plotë të qeverisë për realizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme energjetike. Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›