E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli përshëndet përfundimin e ratifikimit të protokollit të NATO

Përfundimi i ratifikimit të protokollit të Shqipërisë në NATO është përshëndetur edhe nga kryetarja e parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli. Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, zonja Topalli ka theksuar se me mbylljen e ratifikimit të NATO, për Shqipërinë ka ardhur koha të jetë partnere dhe aktore në sfidat e sigurisë. Ky akt i mbylljes së këtij ratifikimi në fakt është afrimi përfundimtarë i anëtarësimit në komunitetin e vetëm të vlerave dhe të interesave të përbashkëta. Në samitin e ardhshëm në Strasburg dhe në Kehl, në muajin prill, në më pak se dy muaj ne do të kemi nderin dhe fatin të bëhemi si vendet e Europës, si amerikanët, kanadezët dhe vendet e tjera të mëdha anëtare të Alenacës së NATO. Kryetarja e kuvendit gjatë fjalës së saj përshëndetëse, ka përmendur kohën rekord të këtij ratifikimi. Ajo ka falënderuar të gjithë parlamentet dhe senatet e 26 vendeve anëtare të Alenacës Transatlantike, që kanë votuar pro Shqipërisë.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›