E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela, Ndoka dhe Shehi gati për zyrtarizimin e grupimit të "Polit të Lirisë"

Një ditë pasi prezantoi forcën e tij politike "Ligj dhe drejtësi", Spartak Ngjela ka zhvilluar një takim në selin e PDK-së me kryetarin Nard Ndoka për ti dhëne jetë grupimit "Poli i Lirisë". Sipas Ndokës fillimi i javës së ardhshme do të shënojë zyrtarizimin e grupimit "Poli i Lirisë" mes PDK-se, LZHK-se së Dashamir Shehit, "Ligj dhe drejtësi" e Spartak Ngjelës dhe jo vetëm. "Tashmë besoj që është çështje ditësh që në fund të fundit të zyrtarizohet poli, unë do ta konsideroja polin tashmë të njëjtë dhe pa asnjë lloj problemi por zyrtarizimi do të jetë në ditët që do të vijnë. Ne tashmë kemi një draft marrëveshje që po e shkëmbejmë mes njëri-tjetrit për ta  firmosur të gjithë së bashku në aspektin juridik dhe një marrëveshjeje politike", deklaroi Nard Ndoka, kryetar i PDK-së. Po si do te funksionoje Poli i Lirisë? "Grupimi do të jetë një bashkim i partive politike, i potencialeve te ketij grupimi, nje mozaik vlerash dhe  ngjyrash brenda këtij grupimi, ku çdo formacion i vet politik do të ketë peshën e vet elektorale e cila do të përfaqësohet nesër në jetën parlamentare në baze të asaj mbështetjes që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", shpjegon Ndoka. Së fundi Ndoka shpjegon se bashkimi i këtyre forcave ne një koalicion shërben ndër të tjera edhe për maksimizimin e votës për të gjitha forcat që përbejnë Polin e Lirisë, skeme qe sipas tij favorizohet nga kodi i ri zgjedhor.
Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›