Topalli takon ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Micu
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Georghe Micu me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit falënderoi ambasadorin Micu për ndihmesën dhe mbështetjen e gjerë, që ai ka dhënë gjatë 50 viteve të jetës dhe punës së tij diplomatike ne vendin tonë.
Kontributi juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në forcimin e miqësisë mes dy vendeve, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjellët kulturor e arsimor mes Shqipërisë dhe Rumanisë , u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit. Nga ana e tij, ambasadori Micu shprehu vlerësimin dhe kënaqësinë për bashkëpunimin e gjithanshëm mes institucioneve të të dy vendeve dhe informoi se Kryetari i Senatit rumun do të vizitojë së afërmi Tiranën. Senati dhe Dhoma e deputetëve shprehin edhe një herë vlerësimin dhe besimin në thellimin e reformave të Shqipërisë dhe shprehin mbështetjen e tyre për integrimin e Shqipërisë në institucionet europiane, u shpreh ambasadori Micu.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1