Rektori: Ministria të aprovojë degët e reja
27/07/2009 Universiteti i Vlorës
Pas vendimit të qeverisë për vendosjen e doktoraturës në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” 3 ditë më parë, rektori i Universitetit të Vlorës Tanush Shaskaj kërkon nga ministria aprovimin për degët e kërkuara që të hynë në vitin e ri akademik. Sipas rektorit, nga ana e ministrisë nuk është kthyer ende një përgjigje për këtë çështje, kërkesë e cila është kryer shumë kohë më përpara. Sipas vet rektorit, çdo gjë është gati për të pritur studentë për degët e reja dhe e vetmja gjë që pritet është përgjigjja nga ana e Ministrisë së Arsimit për aprovimin e këtyre degëve. Ai shprehet se Universiteti i Vlorës ka arritur shumë marrëveshje me universitete të tjera si dhe programi i këtij universiteti është bashkëkohorë.” Kërkojmë më shumë vëmendje për kërkesat tona nga ana e ministrisë për sa i përket kërkesave tona për degët e reja, me qëllim që studentët të kenë më shumë hapësira për sa i përket studimit të tyre. Në lidhje me këtë çështje, pedagogët e universitetit bojkotuan provimet 2 dytë përpara zgjedhjeve me qëllim që ministria të aprovonte degët e reja, por edhe kjo protestë nuk shërbeu pasi e vetmja gjë që u arrit ishte miratimi i doktoraturës në matematikë, e cila nis që këtë vit të ri akademik. Degët e reja që kërkohet nga ana e universitetit të hapen janë Arkeologji, Biokimi, Shkenca kompjuterike, Financë, Fizik, Inxhinieri elektrike, Turizëm kulturor, Histori.