Shfaqet sëmundja e patates në prodhimin e bukës
27/07/2009 Mjekët paraqesin simptomat për ta dalluar ende pa e konsumuar
Korçë- Së fundi në furrat e prodhimit të bukës në qarkun e Korçës është konstatuar rishfaqja e sëmundjes së patates, e cila gjen kushte të favorshme në ditët e nxehta të stinës së verës. Por jo vetëm kaq, në ato furra ku është shfaqur sëmundja e patates, do të thotë se nga ana e prodhuesve të bukës janë përdorur miellra me ngarkesë më të lartë bakteriale nga sa e lejojnë organet e shëndetësisë. Aktualisht nga 12 furra që numëron ky qark, në 2 prej tyre është vërejtur sëmundja e patates, të cilat u bllokuan që në çastin e parë të konstatimit, fill pas një kontrolli të ushtruar nga Inspektorati i Sigurisë Ushqimore për këtë qark. Këto dy furra do të vijojnë nga puna vetëm kur të kenë përmbushur gjithë detyrat e lëna nga inspektorati në fjalë menjëherë pas kontrollit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se sëmundja e patates nuk mund të shfaqet edhe në furra të tjera të prodhimit të bukës, ndaj për këtë arsye, kontrollet mbi furrat e bukës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa shfaqja e kësaj sëmundjeje mbetet detyrë parësore e vetë konsumatorit, i cili duhet të denoncojë çdo rast që mund të hasë gjatë blerjes së bukës. Informacioni i mësipërm është bërë i ditur nga vetë burimet zyrtare pranë Inspektoratit për Sigurinë Ushqimore.
Shfaqja e sëmundjes së patates
Sipas specialistëve kjo sëmundje shkaktohet jo vetëm nga temperaturat e larta, por edhe nga përdorimi i miellrave me ngarkesave bakteriale më të lartë nga sa lejohet nga organet e shëndetësisë. Aktualisht nga dy furrat e infektuara njëra i përkiste qytetit të Korçës dhe tjetra qytetit të Maliqit. Për këtë arsye nga ana e Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore dy furrave në fjalë u është kërkuar të përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara, çka do të thotë: dezinfektim të ambienteve të furrës, ruajtjen e bukës në kushte normale të temperaturës dhe të ajrosjes, por në të njëjtën kohë dhe përmbushjen e standardeve të tjera të higjienës. Deri në plotësimin e këtyre kushteve nuk do të ketë lejim të prodhimit të bukës. Ndërkaq Inspektorati i sigurisë ushqimore u ka kërkuar konsumatorëve të jenë të vëmendshëm ndaj sëmundjes së patates dhe ta denoncojnë atë që në rastin e parë, qoftë ky edhe një rast i veçuar.
Konsumatori
Me qëllim që konsumatori të jetë i vetëdijshëm mbi këtë sëmundje dhe ta njohë atë, specialistë të Inspektoratit për Sigurinë Ushqimore kanë bërë të ditura shenjat e kësaj sëmundjeje, të cilat mund të dallohen saktësisht te buka që blejmë. Sipas specialistëve, buka me sëmundjen e patates, duket e rregullt në pamje të parë, pasi korja e saj të jep përshtypjen e një prodhimi normal, por në të vërtetë, buka e infektuar është e qullët në brendësi. Nëse tulin e saj e kapim me duar, ajo ngjitet pas gishtërinjve. Një bukë e infektuar nga sëmundja e patates dallohet edhe nga ngjyra e saj, pasi një bukë e tillë ka ngjyrë të verdhë në kafe dhe veç kësaj ka aromën e pjeprit. Në çdo rast të tillë konsumatori duhet të vërë në dijeni organet e specializuara, pasi në kushtet kur temperaturat po rriten dhe kur prodhues të pandërgjegjshëm mund të përdorin miell me ngarkesa të larta bakteriale, atëherë kjo sëmundje “mund të blihet” edhe nga konsumatori. Krahas konsumatorëve të bukës, Inspektorati për Sigurinë Ushqimore ka siguruar qytetarët se do të jetë në kontroll të vazhdueshëm të furrave për prodhimin e bukës. Gjithsesi, tashmë sëmundja e patates është shfaqur.