Sarandë: Tre shoqëri të transportit në protestë
27/07/2009 Luftë informaliteti
SARANDË - Tre shoqëri të transportit të udhëtarëve që ofrojnë këtë shërbim në mënyrë të licencuar në rrethin e Delvinës dhe Sarandës, janë bërë pjesë e një tubimi të ligjshëm ditën e hënë, në segmentin e rrugës kombëtare Metoq-Sarandë, duke protestuar nga konkurrencës së pandershme. Bejo Kerma, kryetar i shoqatës “Joni travel”, me seli në Sarandë tha se: “Detyrohemi të braktisim punën dhe të dalim sërish në rrugë brenda një kohe të shkurtër, pasi ndjehemi të pambrojtur në veprimtarinë tonë të ligjëruar”.
Ai tha se furgonat vazhdojnë t’i konkurrojnë ata, duke qarkulluar me dokumente false, apo pa asnjë dokument. Shoferët protestues thanë se Bashkia e Sarandës dhe nënprefektura kanë mbështetur edhe me shkresa zyrtare, duke kërkuar veprimin e strukturave të komisariatit të Sarandës, por kjo nuk ka ndodhur. “Teli Islami, një prej tubuesve, tha se, kanë të gjitha të drejtat për të kërkuar mbështetjen e shtetit në sigurimin e normaliteti të aktivitetit të tyre të ligjshëm.
Në përgjigje të kërkesave të ligjshme të tre shoqërive të transportit të udhëtarëve, ka reaguar menjëherë edhe Inspektorati i Policisë Rrugore në komisariatin e Sarandës, duke ndaluar mbi dhjetë furgona që ushtronin veprimtarin e tyre po dokumentacionin e tyre.
Gjylani Shehu, shefi i sektorit të qarkullimit rrugor në komisariatin e Sarandës, tha se këto shoqëri transporti kanë të drejtë të protestojnë, pasi ata janë licencuar sipas legjislacionit shqiptarë. “Tashmë ka ardhur koha që asnjë drejtues automjetit që ushtron aktivitetin fitimprurës në mënyrë të paligjshme të qarkullojnë lirisht në jug të vendit. Për këtë fakt prej dy javësh është hartuar një plan masash për të frenuar formalitetin në transportin e udhëtarëve”, shprehet Gjylani Shehu.