Bllokohet kanali, përmbytet autostrada

02/03/2005 Banorët ankohen edhe për dëmet e ujit në tokat e tyre
SHKODËR - Ndërtimi i superstradës, që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të Shqipërisë, ka sjellë mjaft anomali në fshatin Bërdicë, rreth 7 km larg qytetit. Kjo për shkak të një kanali kullues, i cili është bllokuar nga ndërtimi i kësaj superstrade. Mosfunksionimi i këtij kanali prej një viti, ka sjellë përmbytjen e mbi 15 ha tokë, ka penguar mbjelljen e kulturave bujqësore dhe pemëve frutore. Shqetësimi i banorëve të kësaj zone është bërë prezent nga banorët e këtij fshati, të cilët vazhdimisht e kanë ngritur zërin për një problem të tillë, por që nuk po gjen rrugën e zgjidhjes.
Kanali
Nga kanal kullues, në kanal përmbytës e dëmsjellës. Banorëve të fshatit Bërdicë, vjet një përfaqësi e ndërmarrjes, që ka bërë ndërtimin e superstradës, me banorët e kësaj zone, iu mori përsipër rindërtimin e një kanali të ri në vend të atij të bllokuar. Gjer më tani askush nuk është kujtuar për “fushatën” e vjetshme dhe akoma nuk ka filluar nga puna për një gjë të tillë. Sipas banorëve, fajtore është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, e cila ua ka marrë në dorëzim superstradën pa u përfunduar të gjitha punimet, që kanë qenë të parashikuara sipas projektit. Një kanal i tillë ka që në kohën e Zogut që funksiononte dhe eliminonte të gjitha ujërat e tepërta që vinin nga kodrat e Bërdicës.
Banorët
“Kush duhet të përgjigjet për dëmet ekonomike që ne prej dy sezonesh na shkaktohen nga xjerrja jashtë përdorimit e këtij kanali, në një kohë që askush nuk ka tokë të tepërt”. Banorët, me anë të këtij prononcimi, kanë kërkuar që të bëjnë prezent në media një problem, i cili prej kohësh nuk po gjen zgjidhje. Gjithsesi, në prag të sezonit të ri të mbjelljeve të pranverës, banorët e fshatit Bërdicë nuk duken aspak optimistë se do të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre, që është jo pak i vogël. Në këtë zonë, pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësi dhe të ardhurat që ata marrin nga të mbjellat janë “gur themeli” për kuletat e tyre të varfëra.