SS...kandal për xhaketën e J. Lo
02/03/2005 Vesh një fustan me simbolin nazist
Më thuaj çfarë vesh të të them kush je... Pas princit Harry që turpëroi Kurorën duke veshur një uniformë naziste, edhe Jennifer Lopez ka rishikuar garderobën e Rajhut të Tretë. Në një reklamë televizive gjermane ajo ka veshur një xhaketë me jakë të rrumbullakët dhe me një kryq hekuri në të i cili, sipas specialistëve, është reminishencë e uniformës së veshur nga ushtarët SS gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një kryq hekuri, një zinxhir dhe dy kafka. Ja aksesorët e zgjehdur nga Lopez për të pasuruar xhaketën e saj ushtarake me jakë peliçe lepuri, të cilën e kishte zgjedhur për një shfaqje televizive në një tv gjerman. Kryqi është përherë një simbol kurajoje mes ushtarëve teutonë, por gjatë L II B, Hitleri vendosi me detyrim svastikën dhe simboli filloi të bëhej njësh me regjimin. Jeff Sebilia, stilisti i veshjes që vlen 2300 dollarë, ka kërkuar ndjesë duke thënë se krijimi i tij nuk është gjë tjetër veçse një provokim. Një mënyrë për t’u ndarë nga simbolet, siç është pikërisht svastika, të lindur si imazhe paqësorë dhe pastaj të riinterpretuar. Por ama publiku nuk e ka vlerësuar aspak zgjedhjen e Lopez. Dhe falë Zotit që ishte i gjithi gjerman!