E Hënë, 2 Nëntor 2026

Diskutim për reformat e sigurisë

02/03/2005  Shoqata Shqiptare e Atlantikut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kanë zhvilluar dje në takim me përfaqësues të Shoqërisë Civile, ku është diskutuar reforma në Sektorin e Sigurisë dhe Rreziqet e Reja për Sigurinë. Takimi është organizuar nga ambasadori Gregor Zore, që është dhe drejtori i Departamentit të Veprimtarive në Qendrën e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura. Ky ishte takimi i katërt në serinë e ligjëratave mbi çështjet botërore, në kuadër të projektit të organizuar nga SHSHA dhe IDN, mbështetur nga ambasada SHBA. Gjatë bisedës është trajtuar nevoja e trajnimit të ekspertëve si dhe konkretizimi i ligjeve që miratohen. Një vëmendje e veçantë i është dhënë ekspertizës në përgatitjen e buxhetit, si dhe në kontrollin e prokurimeve të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›