Pesë arsye për t’u bërë (ose jo) bjonde!
02/03/2005 Ke dëshirë të lyesh flokët me një ngjyrë krejt tjetër nga e jotja? Zgjidh ngjyrën e verdhë, sepse bjondja është...
Pranverore
Me pranverën dhe verën në prag, ngjyra bjonde është më e përsosura për të shijuar para kohe stinën e nxehtë. Sepse bjondja është diellore dhe verore. Nëse parukierët dhe grimierët këshillojnë shpesh të zgjedhësh një ngjyrë të përafërt me ngjyrën e flokëve që ke, kjo nuk vlen për ngjyrën e verdhë. Bjondja mund të jetë më eksplicite, sidomos në verë. Për rezultate më të mira është më mirë të drejtohesh te një parukier/e specialist/e. Shpjegojani mirë çfarë doni të bëni dhe si i doni flokët, sepse ka shumë teknika dhe efekte nga më të ndryshmet. Pastaj, mbani parasysh faktin se flokët e trajtuar bëhen ende më të çelur në diell. Kështu që, me kalimin e kohës, efekti do të jetë ende më i dukshëm.
E ëmbël
Prej kohësh bjondja lidhet përherë me të mirën, me të ëmblën dhe të brishtën. Në shumë mite, por edhe në libra e filma, femra “e mirë” ka flokë bjondë, ndërsa “e keqja” mban përherë flokë të zinj. Kështu, engjëjt kanë përherë kaçurrela të verdhë, ndërsa shtriga e Borëbardhës i ka flokët gjithmonë të zinj. Bjonde do të thotë edhe e brishtë, eterike. Pikërisht për këtë arsye femrat bjonde nxisin te meshkujt lehtësisht instiktin e mbrojtjes.
E re
Bjondja lidhet përherë jo vetëm me të mirën, me të brishtën. Ajo do të thotë edhe rini, sepse në vitet e para të jetës, shpesh flokët janë bjondë. Kështu që, floku bjond të ndërmend ditët e largëta të rinisë dhe fëmijërisë. Një tjetër arsye për të zgjedhur ngjyrën e verdhë për flokët: kush nuk do të jetë i lidhur përherë me idenë e të qenit e re?
Bie në sy
Kur jeni mes shumë njerëzve hidheni shikimin përreth (në shkollë, në stacionin e autobusit, në punë, në restorant). Gjëja e parë që do të vëreni te të tjerët janë pikërisht flokët. Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim tërheqin më shumë vëmendjen sesa flokët e thatë dhe si kashtë. Por nuk të bën përshtypje vetëm shëndeti i flokëve. Edhe ngjyra ka shumë rëndësi. Dhe këtu nuk mund të mohojmë se ngjyra bjonde tërheq absolutisht vëmendjen më shumë se çfarëdolloj ngjyre tjetër. Me flokë bjondë, dhe të kujdesur mirë, sigurisht që nuk do të kalosh pa u vënë re.
Joshëse dhe seksi
E fundit, por jo për nga rëndësia. Bjondja është joshëse, është seksi. Janë të shumtë shembujt në lidhje me këtë fakt: nga Merilin Monro te Pamela Anderson, nga Grejs Keli te Guen Stefani. Nga Sharliz Teron te Guinet Paltrou. Prej kohës kur femrat i lyejnë flokët fare hapur, bjondja është pjesë e pandashme e botës së lavdisë. Janë një “armë joshjeje” e lehtë dhe me shumë efekt. Sepse meshkujt ndjehen të tërhequr më lehtë nga femrat bjonde. Një nga arsyet mund të jetë se shpesh flokët bjondë shkojnë pandaras me lëkurën e bardhë. Dhe lëkura e bardhë është shpesh si një “libër i hapur”. Skuqet kur ndjehesh ngushtë, njolloset shpesh kur je i ngazëllyer. Shenja që për një mashkull janë mëse të qarta!
Por të dashura brune! Mos u dëshpëroni! Sepse, edhe nëse sytë e një mashkulli do të bien për së pari te shoqja juaj bjonde, studimet psikologjike kanë arritur në përfundimin se meshkujt te brunet shohin lehtësisht partneren e tyre të jetës. Kështu që... e keni ju në dorë të zgjidhni!