E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëshirë për pranverë

02/03/2005  Flasin vetë veshjet

Çfarë ndryshon në shkurt? Për fat të keq, ende asgjë: është ftohtë, bie borë (ndonjëherë...) dhe pranverës nuk i duket as shenja më e vogël, por gjithsesi, ka një dëshirë “pranverore” që është shumë më e rëndësishme nga sa na propozon vetë realiteti. Dëshira pranverore është ajo që na bën të hapim dollapët dhe të dorëzohemi para veshjeve më të lehta, edhe pse temperatura e shtëpisë mund të mos jetë ajo e duhura; është pikërisht dëshira për pranverë që na bën të shkojmë nëpër dyqane me shpresën për të parë koleksionet e reja të nxjerra në vitrinë, edhe pse t’i blesh do të thotë një humbje parash eparakohshme; dhe është pikërisht ajo që na shtyn të shkojmë te estetisti dhe të bëni një “kolaudim” të përgjithshëm me mbërritjen e stinës së bukur.

A nuk ju duket pak kaq? Ajo dëshirë e vogël për të pasur diçka të re që të shtyn të hidhesh në ciklin e jetës së stinës së re shkaktohet pikërisht gjatë këtyre javëve në të cilat niveli i gjendjes shpirtërore ndryshon shumë: fillon dëshira për “stinën e bukur”. Ja cilat janë disa nga veprimet për të paraprirë në veshje me shenja të vogla stinën që pas disa kohësh do të jetë në prag.

-Freskia: Ok, është ende shumë herët për të hequr xhupat dhe palltot. Sidomos këto ditë që i ftohti u kthye sërish dhe është në prag rënia e dëborës. Askush nuk ju thotë t’i hiqni, por ajo që mund të ndryshoni është veshja poshtë palltove apo xhupave dhe shajet: domethënë, priruni nga veshjet e pambukta, të cilat nuk është e vërtetë se të mbajnë më pak ngrohtë nga materialet e tjera më të rënda, por të bën të marrësh një paraqitje më të freskët. Përfytyroni këtu këmishat e pambukut, ndoshta të veshura poshtë me body, këmisha me ngjyra të freskëta.

-Ajo që na ka plasur shpirtin gjatë dimrit ëhstë padyshim hapësira shumë e ngushtë e ngjyrave dhe pamja në trup e të njëjtave ngjyra, të bën vërtet me depresion. Ky është pikërisht momenti për të blerë diçka që do ta përdorni pastaj dimirt tjetër, por që e blerë në fund të stinës, jua kujton më pak stinën dimërore e cila duket sikur nuk do të mbarojë kurrë. Kështu që, merrni apo blini pa frikë aksesorë të rinj: shaje, dorashka apo kufje për veshët, q ëtë jenë rreptësisht të reja në lidhje me ato q ëkeni veshur deri tani.

-Xhinset: Nëse është e vërtetë se vishen në të gjitha stinët, me të ftohtin e këtij dimri ndoshta shpesh i ka lënë edhe pas dore. Të veshësh xhinse të reja dhe ultra në modë të sjell menjëherë dëhsirën për të jetuar pranverën dhe me të ndoshta dëshirën për të hedhur vështrimin përreth.

-Në fund, një investim ‘afatgjatë’: blijini vetes diçka që ndoshta nuk do ta vishni para tre muajve. Një palë sandale ultraseksi dhe elegante. Nuk ka gjë më të bukur e të mirë se sa të shohësh këmbën lakuriq me një sandale jashtëzakonisht elegante për të sjellë ndërmend mbrëmjet e kaluara jashtë dhe muzika që shoqëron aperitivët...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›