Është aventurë apo e ka seriozisht?
02/03/2005 Si ta zbulosh që në takimin e parë
Raundin e parë e keni fituar, ai e ka vështrimin te ju, ju vlerëson dhe ju fton të darkoni jashtë. Por tani ju sulmojnë dyshimet e pashmangshme. A e ka seriozisht apo veç dëshiron të argëtohet për një natë dhe të ushqejë egon e tij prej mashkulli të fortë? E përmuajshmja Cosmopolitan ka pyetur seksologen Laura Rivolta dhe ka bërë një përmbledhje të sinjaleve dhe të dhënave të dobishme për të qenë më të qarta, para se aventura të bëhet tepër e rrezikshme për ju. Një mënyrë për të kuptuar çfarë "shkalle rëndësie" i ka dhënë ai historisë së sapofilluar me ju dhe për të mos u përballur pastaj me rrezikun e ngatërrimit të xixëllonjave me llampadarët.
Janë mesazhe që duhen parë me vëmendje, për shembull, nëse në kinema, pas dy orësh heshtjeje, të thotë “shkojmë nga shtëpia ime?” Por tek e fundit, ai ka blerë biletat e kinemasë, sepse i dukej tepër e ulët ta niste drejt e nga dhoma e gjumit. “Mbeten në klasë” edhe ata që telefonojnë në minutën e fundit për t’ju pyetur nëse doni të pini një kafe me të dhe ju propozon të takoheni në një vend shumë larg shtëpisë suaj dhe shumë afër shtëpisë së tij, ose ju thotë të bëni një shëtitje të gjatë në breg të liqenit a detit, pa u shqetësuar nga fakti se po vdisni nga të ftohtit.
Përkundrazi, shenjë e mirë nëse zgjedh një restorant, edhe pse mund të jetë modest, i cili në menu ka pikërisht gjërat që ju pëlqejnë juve të hani dhe për të cilat, rastësisht, keni biseduar me të në telefon.
Duhet vlerësuar edhe ai që, duke mos pasur gjë tjetër çfarë t’ju ofrojë, zgjedh si strehëzë makinën e vet, duke u përpjekur ta bëjë atmosferën më të ngrohtë se kurrë (parfume, muzikë dhe parkim me panoramë). Do të kishit dashur më mirë një vilë luksoze në bregdet, por në jetë nuk mund të kesh gjithçka! Duhet ta lini menjëherë nëse, pasi ju çon në shtëpinë e vet, në sirtarët e komedinës ka radhë të tëra me prezervativë dhe sinjale të tjera që vënë në pah të qenit e tij një dashnor të paqëndrueshëm. Nuk do t’ia vlente aspak.
Nuk bëhet gjë edhe atëherë kur ju hidhet përsipër sapo keni dalë nga restoranti ose këmbëngul me një petting të bezdisshëm, edhe pse ju nuk i keni dhënë të kuptojë se jeni gati për hapin tjetër. Vetëm nëse ai di të kuptojë fluturimthi kur është çasti i duhur, duke interpretuar edhe dëshirat tuaja, vetëm atëherë ka shans ritakimi.
Pasi keni mbërritur në një saund vendimtar, gjërat e mëtejshme ndërlikohen edhe më shumë. Nëse sjellja e tij është gjëja e vetme që ka rëndësi, mos mbani shumë shpresa. Kini kujdes ama, të mos e kritikoni, nëse sapo fillon mbaron menjëherë, në fund mund të ketë probleme të mëdha me vetëvlerësimin dhe sigurinë në vete. Duhen shmangur të gjitha llojet e puthjeve, përkëdheljeve dhe gjërave të tilla. Këtë e bën kryesisht për narcizizmin e vet, shpreson se do të flisni për të me shoqet tuaja ose se mund t’jua fitojë zemrën më lehtë për të kaluar te “çështja”. Edhe veprimet "më pas" rrëfejnë shumë rreth qëllimeve të tij. Mbajini larg të heshturit e mëdhenj ose ata që të nxjerrin një mijë e një justifikime të punës për të dalë nga dera e mos u kthyer më. Ndërsa, për sa i përket "një dite më pas", rrethanat mund të jenë të shumëfishta. Por, nëse mesazhi që ju vjen është një sms dhjetë minuta pasi jeni përshëndetur dhe asgjë më shumë, atëherë, ndoshta nuk është princi i kaltër qe keni menduar.