Bllokohet ligji për ish-sigurimsat deri në zgjedhje
19/12/2004 Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka nxjerrë nga axhenda e punimeve të Kuvendit
Projektligjin mbi përjashtimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga institucionet. Prej një jave, drafti në fjalë është nxjerrë nga diskutimet, me argumentin se deputetët po punojnë mbi buxhetin e shtetit. Ndërsa iniciatorët e tij janë shprehur se një vendim i tillë është për të fituar kohë deri në zgjedhjet parlamentare 2005. Sipas Nard Ndokës, janë pikërisht ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit që nuk lejojnë miratimin e tij. Drafti në fjalë endet në sirtarët e komisioneve prej
dymbëdhjetë javësh, ndërkohë që në rregulloren e parlamentit thuhet se një propozim i deputetëve duhet të hyjë në diskutim brenda 8 javësh. Por dhe pse fillimisht projektligji është parashikuar për t'u diskutuar në komisione, një javë më parë ai është hequr fare nga axhenda.
Projektligji
Propozimi i deputetëve Çako, Ndoka dhe Berzani është huazuar nga eksperienca e disa shteteve që kanë kaluar regjime totalitare. Duke argumentuar se kjo iniciativë është ndërmarrë në Gjermani, Rumani, Bullgari dhe në Çeki deputetët janë shprehur se ish-bashkëpunëtorët e sigurimit nuk duhet të lejohen që të marrin statusin e nëpunësit civil, apo të një detyre tjetër të lartë në strukturat e shtetit shqiptar. Duke parë rëndësinë që ka në publik ky projektligj, deputetët kanë insistuar që amendamenti duhet të votohet në mënyrë të hapur dhe jo me votë të fshehtë. Në relacionin e paraqitur në parlament, iniciuesit janë shprehur se ata që kanë futur në burgje dhe që kanë mbajtur të nënshtruar popullatën shqiptare, nuk duhet të lejohen të kenë akses në strukturat e larta, të cilat kanë ndikim si në shërbimin ndaj qytetarëve, ashtu dhe të kultivimit të kulturës. Gjithashtu është kërkuar që kandidatët për deputet, apo për kryetar bashkie, para zhvillimit të fushatës zgjedhore duhet të deklarojnë nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të fshehtë. Inspektoriati i deklarimit të pasurive duhet të kontrollojë vërtetësinë e deklarimit dhe më pas është vetë votuesi që zgjedh. Deputetët reformatorë janë shprehur se kjo iniciativë synon të garantojë demokracinë dhe zhvillimin normal të vendit.
Rreziku
Ndoka dhe Cako janë shprehur se heqja e draftit nga punimet rrezikon dhe mbylljen e kësaj çështjeje, pasi Kuvendi do të nisë punën vetëm më 17 janar të vitit 2005. Ndërsa pritet që sërish të përdoret argumenti se Kuvendi ka disa drafte të rëndësishëm për të diskutuar ndaj dhe projektligji për ish-sigurimsat duhet të shtyhet. Ndërsa me afrimin e zgjedhjeve çështja do të mbyllet, duke i lënë hapësirën ish-sigurimsave të kandidojnë për deputet, duke fshehur identitetin e tyre të vërtetë. Ndoka mbi këtë pikë është shprehur se do të këmbëngulë që projektligji të kalojë për diskutim, duke zbatuar transparencën për figurën e deputetit.