Meta: Hetime ndaj Anastas Angjelit
19/12/2004 Ish-kryeministri Ilir Meta kthen akuzat për korrupsion ndaj ministrit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, duke premtuar dhe një komision hetimor ndaj tij. Shkak për këtë reagim është bërë privatizimi i "Tirana Internacioanl" disa muaj më parë, që, sipas Metës, hoteli "nuk mund të shitej nga Angjeli për kushërinjtë tij dhe për njerëzit e ministrave të tjerë për 5 milionë euro, në një kohë që vetëm në vitin 1994 ky shtet ka marrë 17 milionë dollarë kredi për ta riparuar". Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paralajmëruar Angjelin se të gjitha privatizimet që ka firmosur do të jenë pjesë e një hetimi të detajuar. Kjo, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e qershorit 2005. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, gjatë një takimi për konstituimin e degës së Tirana Rreth, ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi paszgjedhor me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike. Kjo ka sjellë dhe një ndryshim në arenën e politikës së majtë, pasi deri më tani LSI ishte shprehur për një bashkëpunim me PS-në në qeveri, pa Nanon, por vetëm pas zgjedhjeve.
Nano&Berisha
Sipas Metës, "LSI-ja ka detyrë historike për t'i nxjerrë në pension politik Nanon dhe Berishën, në mënyrë që ata të mos mbajnë më peng të ardhmen evropiane të këtij vendi. Jam aq i vendosur sa dhe ju për të mos lejuar kthimin e Berishës në pushtet. Ju siguroi se jam i vendosur që t´i zbresim nga pushteti bixhozxhinjtë që drejtojnë sot Shqipërinë, që luajnë me fatet e saj kazinove të botës, që tallen me ndjenjat tona kombëtare, me traditat dhe zakonat tona edhe në ditët e zisë kombëtare". Meta ka akuzuar PD-në dhe PS-në si dy aleate të pandara. Në dukje janë përballë njëri-tjetrit, por, thekson Meta, në të vërtetë janë së bashku në një front të vetëm, për të penguar zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, për të penguar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për të vrarë besimin e shqiptarëve se ky vend mund të ndryshohet, se ky vend mund të integrohet. Sipas tij, "kjo kastë që është në pushtet nuk mund të pranojë dhe nuk mund të tolerojë që të ikë në mënyrë demokratike nga pushteti, pra të ikë me votë të lirë. Të dyja palët bashkë janë alarmuar dhe me një formë të përbashkët janë turrur kundër LSI-së". Gjithashtu, Meta ka kritikuar dhe paaftësinë e qeverisë që për gjatë më shumë se një muaji, futi në krizë sistemin arsimor shqiptar, duke lënë studentët në rrugë. "LSI nuk ka merakun e 2000 pedagogëve dhe të disa dhjetëra mijë mësuesve, por ka merakun e 3 milionë shqiptarëve, të fëmijëve të tyre që nuk kanë mundësi të gjithë t´i çojnë në shkollat dhe universitetet private". Meta i ka kujtuar anëtarëve të partisë së tij se "LSI nuk lindi si një lëvizje kulisash, por si një lëvizje e hapur brenda një force politike, e cila pa dyshim që pati meritat e saj për qëndresën që i bëri regjimit autoritar të Berishës, për konsolidimin e institucioneve, për stabilizimin makroekonomik të vendit". Për Metën, PS-ja është një parti që tradhtoi identitetin e vet, tradhtoj shtresat që kishte marrë përsipër të përfaqësonte dhe që u ble nga një grusht bixhozmenësh. Duke përfunduar, ish-kryeministri Meta ka theksuar objektivat me të cilat forca e tij po vjen në politikën shqiptare. "LSI-ja është lëvizja e ndërtimit, e shpresës, lëvizja që do të mbyllë këtë tranzicion të politikës shqiptare, lëvizja që do të shënoj dhe kapitullin e parë të Shqipërisë evropiane pas zgjedhjeve të ardhshme", tha Meta.