Bllokohet lundrimi i “Media V”
25/01/2005 DURRES - Që prej dy javësh tragetit “Media V” i është ndaluar e drejta e ankorimit në Portin e Durrësit. Ka qenë një urdhër i Kapitenerisë së Portit, ajo që ka detyruar
ekuipazhin e tragetit të qëndrojë në radën e jashtme,
ndërkohë që trageti nuk është lejuar të strehohet as edhe për t’i shpëtuar fortunalit të djeshëm, duke rrezikuar mbytjen e tij. Shkak për këtë vendim mësohet të jetë bërë një detyrim i pashlyer i kompanisë që administron tragetin. Megjithëse nuk është deklaruar se sa është shuma që i detyrohet partnerëve shqiptarë në Vlorë e Durrës, mësohet se ka dy kërkesa të përmbarimit të këtyre dy qyteteve bregdetare.