E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti peng i motit

25/01/2005  

DURRES – Në orët e mesditës së djeshme reshjet e dendura të shiut, që janë shoqëruar me breshër, kanë detyruar ndërprerjen e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave në Portin e Durrësit. Burime nga Kapiteneria pohojnë

se edhe anijet e peshkimit, si dhe anijet e të gjitha

llojeve të tonazheve të vogla e të mesme, janë urdhëruar të ndërpresin daljen në det. Nga ana tjetër mësohet se të gjitha tragetet e linjave nga Durrësit drejt brigjeve italiane si dhe anasjelltas nuk kanë paraqitur probleme në nisjen apo mbërritjen e tyre. Sipas Kapitenerisë, moti pritet të përkeqësohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që deti dje ka regjistruar 6 ballë dhe era ka fryrë në drejtimin juglindje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›