Keqkuptime të panevojshme mbi Universitetin katolik
25/01/2005
Është një ngjarje shumë e gëzuar dhe tepër e lumtur për universitarët shqiptarë fakti që disa ditë më parë u përurua universiteti katolik «Zonja e Këshillit të Mirë ».
Pa dyshim që është shumë-shumë i mirëpritur për shkakun se ai pasuron edhe më tej larminë e fushës universitare të vendit duke sjellë atje një përvojë tepër të pasur.
Tanimë studentët shqiptarë kanë mundësira më të mëdha përzgjedhjeje, alternativat e ndjekjes së studimeve universitare do të jenë më të gjera përpara tyre, më të shumëllojshme dhe konkurrenca profesionale dhe korrekte midis universiteteve publike dhe jopublike do të fillojë të ndihet dhe do të bëhet burim zhvillimi i shkencës dhe arsimit në Shqipëri.
Do të kemi më shumë specialistë të lartë, mastera, doktorë, profesorë, drejtues kërkimesh, akademikë.
Në këtë kuptim, është fare normale që në këtë inaugurim ishin të pranishëm edhe personalitetet më të larta shtetërore, të cilat, duke qenë atje, dhanë mesazhe që do s’do vijnë në favor të dijes dhe përparimit.
Qeveria që aprovoi licensimin e këtij universiteti ka bërë një veprim shumë pozitiv që duhet përshëndetur.
Duke u larguar nga fakti i lumtur i inaugurimit për të shkuar drejt kuptimit të tij nga ana e shtetit na duket, përkundrazi, se situata bëhet disi jo e qartë dhe, pse jo, edhe pak problematike, lidhur me marrëdhëniet midis arsimit dhe fesë në një shoqëri demokratike.
Kryetari i Këshillit të Ministrave, i pranishëm në inaugurim, sipas shtypit, citohet të ketë thënë edhe se "po studiojmë në kuadrin e Komitetit Shtetëror të Kulteve..., mbeshtetjen e nevojshme dhe nga shteti, krahas vullnetarizmit të besimtarëve, për të pasur në të ardhmen e afërt dhe një institucion të edukimit teologjik të besimtarëve myslimanë, siç inauguruam Universitetin Katolik".
Nëse ky citim është i saktë, vëmë në dukje se atje ka një keqkuptim që urojmë të jetë thjesht çështje ndërtimi e frazës dhe asgjë më shumë.
Përndryshe do të kishim një paraqitje problematike të çështjes.
Dhe kjo në disa plane.
E para: S’ka asnjë lidhje midis universitetit katolik dhe një universiteti të ardhshëm teologjik mysliman.
Nga sa kuptohet prej lajmeve, universiteti i sapoinauguruar vërtet quhet katolik, por duket qartë se përmbajtja e dijeve dhe e aftësive që ai do t’iu transmetojë studenteve është e mirëfilltë laike, ashtu sikurse bëjnë të gjitha universitetet katolike në Evropë që, pavarësisht se administrohen ose drejtohen nga institucione fetare katolike, nuk janë fare me përmbajtje fetare.
Kjo është bota e sotme.
E emancipuar dhe e ndërlikuar.
Por, nuk po rrijmë t’i marrim kohë lexuesit për t’i shpjeguar se përse një universitet katolik në kushtet e sotme jep dije krejt laike dhe shkencore, duke mos u përzjerë me teologji dhe liturgji dogmatike. Ajo që po mjaftohemi të themi hëpërhë është se nuk duhen ngatërruar aspak pra dy realitete qartësisht të dallueshëm: një universitet katolik që jep dije laike dhe një universitet teologjik katolik ose mysliman.
Këto janë dy realitete pedagogjike shumë larg nga njëri-tjetri.
Problemi bëhet edhe më i mprehtë sepse pas frazës së mësipërme, shtypi citon edhe një frazë të dytë, ku thuhet se gjuha shqipe "do të depërtojë me të gjithë traditat dhe vlerat e kulturës sonë, edhe në institucionet e fesë".
Po, e thamë se Universiteti katolik nuk duket se është një institucion fetar.
Ai nuk do të transmetojë te studentët mësimet e Zotit, por të shkencës. Në fakt, të dyja palët janë mësime shumë të vlefshme, shpesh aspak në kundërshtim me njëri-tjetrin. Por, sidoqoftë, nuk besoj se drejtuesit shkencorë dhe pedagogët e këtij universiteti të ri i kanë vënë detyrë vetes dhe pretendojnë të kenë kompetencat liturgjike për të dhënë mësimet e Zotit sipas katolicizmit në auditore. Aq më shumë që mjaft prej tyre vijnë nga tradita ateiste apo edhe të fesë myslimane apo ortodokse.
Së dyti: Në një universitet joteologjik, qoftë edhe katolik, qëndron i paprekur dhe krejt në fuqi parimi i madh kushtetues i ndarjes së shkollës nga feja.
Ky parim i madh, që ne shqiptarët e kemi zbatuar qysh herët dhe me atdhedashuri, nuk është i vlefshëm vetëm për arsimin publik, por edhe për atë jopublik. Këtë e dinë shumë mirë edhe drejtuesit dhe konceptuesit e nderuar dhe të respektuar të universitetit katolik dhe jam shumë- shumë i sigurt se ata do ta zbatojnë atë me besnikëri, ashtu sikurse bëjnë edhe në Itali e gjetiu.
Por, puna është të mos iu japim misione që ata duket se nuk i kanë fare.
Kështu ndodh kur iu themi se ata do të transmetojnë mësimet e Zotit. Në fakt nuk ka shkencë politike katolike, demokraci katolike, ekonomi katolike, infermieri katolike, mjekësi katolike, stomatologji katolike, sikurse nuk mund të ketë gjeografi islame, gjuhësi islame, sikurse lexojmë të shkruhet në ndonjë vend tjetër. Kushdo që e njeh cilësinë e lartë dhe rigorozitetin e universiteteve katolike jopublike në Evropë, s’ka asnjë lloj druajtjeje se mos jemi duke u kthyer në ndonjë epokë, ku shkenca ishte nën kontrollin dhe frymëzimin e fesë.
Por, ja që njoftimi i Agjencisë Telegrafike të Lajmeve, nëse shtypi i përditshëm e ka botuar pa shtrembërime, na thotë as më pak e as më shumë se Universiteti katolik është një institucion «me frymëzim katolik!».
Po të merrej si i mirëqenë ky formulim do të krijoheshin probleme kushtetuese të ndërlikuara, por fatmirësisht realiteti nuk duhet të jetë dhe nuk është aspak ashtu.
Së treti: Po sipas shtypt, është thënë se po punohet “për të pasur në të ardhmen e afërt dhe një institucion të edukimit teologjik të besimtarëve myslimanë, siç inauguruam Universitetin Katolik".
Është bërë kujdes që të ruhet ekuilibri fetar në vend.
Konkretisht këtu nuk duket se është fare nevoja.
Universiteti katolik nuk është me natyrë teologjike, prandaj s’ka përse krijohet virtualisht një lloj ekuilibri, duke thënë se do të mbështetet edhe një universitet teologjik mysliman.
Të kuptohemi, sigurisht edhe ky institucion do të ishte shumë i mirëpritur, por ai s’ka të bëjë fare me universitetet e tipit të universitetit katolik që sapo u inaugurua.
Në këtë të fundit përmbajtja e dijes do të jetë laike, kurse në të dytin supozohet se do të jetë fetare.
Po kështu mund të thuhet se s’është as vendi për të ruajtur ekuilibra komunitetesh fetare sepse universiteti katolik nuk i përket fare komunitetit katolik të vendit. Në të mund të shkojnë për të studiuar, besoj, lirisht, edhe besimtarë myslimanë, ateistë, protestantë, ortodoksë që kanë dëshirën dhe plotësojnë kushtet për këtë. Funksionimi i këtyre universiteteve është i mbështetur në parime të një biznesi në arsimin e lartë. Kurse në universitetin teologjik mysliman natyrisht që nuk ka vend të shkojnë individë që nuk e përqafojnë fenë përkatëse. Ky institucion mundet, po, t’i përkasë komunitetit mysliman të vendit.
Sidoqoftë, hëpërhë, le të mos shtyhemi më tutje dhe të shohim si do të shkojnë punët.
Të urojmë që gjërat të jenë në vendin e vet realisht dhe në kohën e duhur.
Mirë se ardhe dhe punë të mbarë Universiteti Katolik!