Nxirren në sipërfaqe bombat angleze në Port
25/01/2005
Bombat
Sasia
2 copë
Pesha
70 kilogramë
Gjatësia
80 centimetër
Diametri
35 centimetra
Eksplozivi
30-40 kilogramë
Thellësia
8 metër
Të ngelura nga Lufta e Dytë Botërore, penguan thellimin e basenit hyrës
bombat angleze në Port
DURRES - Paralizohet puna në thellimin e kanalit hyrës në
portin e Durrësit pas gjetjes në ujërat e portit të dy bombave. Kompania daneze “Rohde Nielsen”, e cila ka marrë
përsipër zbatimin e projektit do të duhet të shtyjë për të tretën herë zbatimin e projektit. Fillimisht ka qenë ardhja me vonesë e dragës thelluese, ndërsa, pasi ajo mbërriti, rezultoi se nuk ishte funksionale. Por këtë herë, ndryshe nga të parat, shkak është bërë gjetja e bombave, që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Draga “Jozef Mobius” gjatë procesit thellues të kanalit hyrës ka konstatuar 1.5 milje larg brigjeve dy bomba dhe për këtë arsye ka pezulluar punën. Sipas specialstëve të Ministrisë së Mbrojtjes, bombat janë pjesë e arsenalit luftarak të aviacionit të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët kanë bombarduar bazat e forcave gjermane. Pas sinjalit të dhënë, dje në Kapitenerinë e Përgjithshme të Porteve është zhvilluar një takim me specialist dhe ekspert dhe qëllimi i tryezës ka qenë konkludimi për
ekspertimin e të gjithë sipërfaqes në kanalin hyrës.
Dy bombat, të cilat mendohet se janë prodhim anglez,
janë nxjerrë nga ujërat e Durrësit dhe ato do të
dërgohen për asgjësim në një nga poligonet e ngritura
për këtë qëllim.
Intervistë me komandantin e Distriktit Detar Durrës
Cilat janë disa nga të dhënat paraprake teknike të
bombave?
Do të duhet të pritet mendimi i ekspertëve për të
saktësuar llojin dhe markën e bombave të gjetura në
kanalin hyrës të portit të Durrësit. Ne mendojmë se
ato i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, gjatë
bombardimit që kanë bërë aleatët kundër forcave
gjermane. Të dy bombat janë të njëjta. Ato peshojnë
secila rreth 70 kilogramë, janë 80 centimetër të gjata dhe mendojmë se kanë 30-40 kilogramë mbushje me lëndë
eksplozive.
A përbëjnë rrezik bombat?
Fakti që ato nuk kanë shpërthyer dhe se brenda kanë
mbushje eksplozive, rrezikshmëria është e madhe edhe
pse kanë kaluar vite që nga koha e lëshimit të tyre.
Të tilla bomba ruajnë efektshmërinë dhe aktivizohen
sapo bien në kontakt me mjete të forta. Nëse ato do të
goditeshin nga ndonjë anije, do të shpërthenin.
Paraprakisht themi se bombat janë hedhur nga aviacioni
luftarak anglez dhe duke qenë se ato kanë rënë në ujë
nuk kanë shpërthyer.
Si është e mundur që ato nuk janë zbuluar prej 60
vitesh?
Në portin e Durrësit një kompani e huaj ka filluar nga
zbatimi i një projekti për thellimin e kanalit hyrës,
ku edhe janë gjetur gjatë gërmimit bombat. Deri më
tani thellësia e kanalit ka qenë 6-7 m, ndërsa
projekti që po zbatohet këto ditë nga Rohde Nielsen
parashikon gërmime deri në 11 m. Bombat, duke qenë të
mbuluara nga materiale të ndryshme në një thellësi të
tillë, i kanë shpëtuar mjeteve minakërkuese.
Mendoni se këto janë të vetme bomba?
Ekzistojnë të gjitha mundësitë që në të njëjtin vend
të ketë edhe të tjera municione luftarake të aviacionit
të paplasura. Ne kemi zhvilluar një takim të zgjeruar
me ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, Kapitenerisë së
Portit të Durrësit dhe Autoritetit Portual. Qëllimi
është që të projektojmë kontrollimin e të gjithë zonës
së dyshuar. Pas këtij ekspertimi do të arrihet edhe në
një konkluzion të saktë. Megjithatë, kompania e huaj,
pasi ndërpreu për dy ditë punimet, ka filluar nga
procesi i thellimit të portit, sigurisht duke treguar
kujdes, pasi edhe rrezikshmëria është shumë e madhe.
ǒdo të bëhet me bombat?
Dje, në portin e Durrësit, grupi special i asgjësimit të
municioneve luftarake, AEM, i ka marrë në dorëzim të
dy bombat e nxjerra nga deti. Ato do të dërgohen,
sipas tyre, në poligonin e asgjësimit të municioneve
luftarake në grykderdhjen e lumit Erzen. Pasi të
përcaktohet lloji, marka dhe të gjitha të dhënat e
tjera teknike, ato do të çaktivizohen.
Kërcënon sigurinë portuale një zbulim i tillë?
Mendojmë se nuk ka vend për panik. Gjëra të tilla
ndodhin në çdo port. Dihet që pushtuesit gjerman,
gjatë Luftës së Dyrtë Botërore, në Durrës kanë
vendosur afro 300 mijë mina të llojeve të ndryshme dhe
se një pjesë e tyre janë zbuluar edhe në ditët tona.
Bombat në fjalë do të përbënin kërcënim për anije të
tonazheve të mëdha, por këto të fundit do të ankorohen
në portin tonë vetëm pasi të përfundojë projekti i
thellimit të portit. Edhe vet projekti që po zbatohet
këtë qëllim ka: rritjen e sigurisë së anijeve që do të
përpunohen në port. Megjithatë, do të duhet të pritet
disa kohë deri në përfundimin e ekspertimit të zonës.
Kompania daneze do të punojë në basen me një
dragë, ndërsa draga tjetër do të zhvendoset te gropa 6
milje larg brigjeve ku edhe po hapet vendi për
materialet e grumbulluara. Në këtë mënyrë, kanali hyrës
do të jetë i lirë për kontroll nga mjete kërkuese të
predhave dhe minave