E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano drekë me ministrat në Sky Tauer

25/01/2005  Pas përfundimit të analizës vjetor të qeverisë, Kryeministri Fatos Nano ka dhënë dje një drekë kortezie për ministrat. Burimet thanë se në drekën e shtruar në restorantin e kullës Skai Tauer nuk ka munguar asnjë nga aleatët. Në takimin me ministrat, Nano ka përshëndetur faktin se të ardhurat për frymë në fund të vitit 2001 arritën në 1386 USD, apo sa dyfishi i atyre të vitit 1997, ndërsa në 2004 janë 2560 USD, ndërsa në 2005 parashikohen të arrijnë 2850, duke na dhënë sërish provën e dyfishimit në çdo legjislaturë të drejtuar prej nesh. "Kjo rritje e programuar vjen si rezultat logjik i rritjes së të ardhurave buxhetore, të cilat vetëm për këtë vit ishin rreth 18 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Efektin kryesor në këtë arritje e dha plotësimi në masën 98.5% dhe 98.3% i të ardhurave nga tatimet dhe doganat, duke siguruar përkatësisht rreth 140 milionë dollarë dhe 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, si rezultat i përmirësimit rrënjësor të punës së sistemit tatimor e doganor dhe i luftës kundër korrupsionit në këtë sektor sensitiv. Rritja e të ardhurave krijoi mundësi për shpenzime më të mëdha publike, të cilat arritën në 226 miliardë lekë, ose 15 miliardë më shumë se në vitin 2003. Investimet publike të financuara nga burime të brendshme, së bashku me burimet shtesë, u realizuan për herë të parë në masën 90%, me rritje të dukshme të investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe në mbështetje të politikave sociale. Për këtë arsye, ne e shohim sot jo vetëm Tiranën, por gjithë Shqipërinë, në një proces ndërtimi dhe rindërtimi të pandërprerë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›