E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Kastrati”, burg përjetë vëllezërve Rexhaj

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi të hënën me burgim të përjetshëm njërin nga dy vëllezërit Rexha, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e mjekut Behar Kastrati në korrik të vitit 2005 në Krumë. Burime nga gjykata bënë të ditur se shpalli fajtor dhe dënoi me burg përjetë të pandehurin Qamil Rexha, ndërsa dënoi me 25 vjet vëllanë e Qamilit, Abedin Rexha, dhe me 20 vjet burg të pandehurin tjetër të procesit, Ibrahim Geca. Këta persona, të cilët janë proceduar nga Gjykata nën masën e "arrestit me burg", akuzohen si autorë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e mjekut Behar Kastrati në korrik 2005 në Krumë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila realizoi hetimet për çështjen në fjalë, ngjarja ka për motive hakmarrjen ndaj mjekut pas vdekjes në Spitalin e Krumës të njërit prej vëllezërve të Qemal dhe Abedin Rexhës, ditën kur mjek roje ishte Behar Kastrati.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›