Bllokohet në Apel “arresti” i Sefgjinit
TIRANE - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ende nuk u ka dorëzuar mbrojtësve të të pandehurve në çështjen “Remzi Hoxha” dhe përfaqësuesit
të akuzës vendimin e zbardhur për masën e sigurisë, ndërsa dy të pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, pas heqjes së masës së sigurisë nga Shkalla e Dytë nuk kanë asnjë pengesë për të lëvizur lirshëm. Burime nga organi i akuzës pohojnë se, do kërkojnë sërish të njëjtën masë shtrënguese “arrest shtëpie” te Krimet e Rënda, ndërkohë që seanca e radhës e këtij procesi pritet të zhvillohet mëngjesin e së premtes. Moszbardhja në kohë e vendimit të Apelit bëhet shkak që palët të humbin afatin për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi argumenti me të cilin Apeli vendosi prishjen e vendimit ishte fakti që masa e sigurisë është gjykuar nga një gjyqtar i vetëm dhe se duhet të gjykohej nga një kolegj pesë anëtarësh. Është fakt që në Gjykatën e Krimeve të Rënda masat e sigurisë gjykohen nga një gjyqtar i vetëm, prej vitit 2004 kur ka nisur të funksionojë kjo gjykatë. Ndërkohë Krimet e Rënda pohojnë se janë njohur me Faktin që Shkalla e Dytë ka vendosur prishjen e vendimit për masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por dosja ka ende afat për t’u dërguar në këtë institucion, ku me detyrë të lënë nga Apeli do të rigjykohet nga një kolegj pesë anëtarësh. Të pandehurit e këtij procesi janë: Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-kreu i SHIK-ut në drejtorinë qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, të akuzuar për “rrëmbim me pasojë vdekjen” dhe “torturë”, akuza të konsumuar në bashkëpunim dhe nga tre herë prej secilit të pandehur, në ngarkim të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, Ziso Kristopullit dhe kosovarit Avdyl Loshaj. Sipas këtyre akuzave nëse gjenden fajtorë të pandehurit rrezikojnë dënim që mund të shkojë deri në burg të përjetshëm. Aktualisht dy prej të pandehurve që kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi kanë mbajtur qëndrim mohues përballë akuzës, duke pretenduar se përveç faktit që nuk janë ata autorë, hetimi dhe gjykimi i tanishëm bëhen në shkelje të procedurave ligjore. fa.ma.