E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura 30-vjeçaren rrezikon 5 mijë banorë

DURRES - Jeta e 850 familjeve të komunës së Gjepalajt kalon çdo ditë “në fije të perit”. Ata jetojnë me rrezikun e vazhdueshëm, duke përshkuar urën e Hardhishtës. 

Ky komunitet nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, pasi në të kundërt do të izolohej plotësisht nga pjesa tjetër e qarkut. Mbi 5000 banorë të rrethinave të Shijakut e kanë të pasigurt jo vetëm jetën, por edhe komunikimin e tyre me anën tjetër të lumit, pasi ura mbi Erzen ka pësuar dëmtime të rënda. Bëhet fjalë për një vepër arti të ndërtuar që në mesin e viteve ‘70, bazamenti i së cilës ka pësuar shkarje si pasojë e prurjeve të furishme të lumit. Efekti gërryes i lumit dhe veprues të tjerë natyrorë e kanë nxjerrë këtë urë jashtë çdo kushti teknik. Ajo ka një gjatësi prej të paktën 120 metrash, ndërsa lartësia në pjesën maksimale të saj arrin nivelin e 40 metrave.          o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›