Vdekja e Dervishit, aksidentale
KORÇE – Jonis Dervishi, 28-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në një kabinë elektrike në rrethin e Korçës, ka vdekur aksidentalisht.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i policisë së Korçës, Emri Vata. Sipas tij, pas 24 orë hetimesh, është arritur në konkluzionin që i riu ka vdekur pas kontaktit me rrymën elektrike në kabinën ku ishte futur për të vjedhur. Pas këqyrjes së vendit ku u gjet viktima u vu re se për të hyrë në kabinë ai kishte shqyer dritaren e saj. Më pas ai kishte kryer veprime të shumta për të çmontuar pjesë të transformatorit dhe të pajisjeve të tjera të kabinës. Sipas policisë, gjurmët e gishtërinjve të 28-vjeçarit janë gjetur tek dritarja dhe tek pajisjet e kabinës. Edhe veglat që iu gjetën pranë kishin vetëm gjurmë të gishtave të tij. Në këto rrethana policia ka hedhur poshtë pistën e një vrasjeje të qëllimshme, duke lënë vetëm atë të një vdekjeje aksidentale. j.gj